Reklame:

3 mije traktore bllokojne rruget – ‘’Masat e klimes globale po godasin rende tregun tone’’

Protesta të reja nga fermerët kanë nisur në Utrecht, Holandë. Kësaj radhe protestuesit ishin vendosur përpara ndërtesës së Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili kërkon prej fermerëve të ndërpresin emisionet e nitrogjenit pasi një gjykate vendosi se Holanda po thyen limitet e vendosura në rregulloren e BE-së.

Mijëra fermerët e mbledhur u ankuan se masat e ndërmarra nga qeveria po godet tregun e tyre me kosto të larta ndërkohë që industritë e tjera si aeronautika po shpëtojnë pa u lagur. Kjo koloni e traktorëve do të niset drejt Hagës tek qeveria holandeze në ditët në vazhdim. Ata kërkojnë që qeveria të lehtësojë barrierat e vendosura mbi fermerët.

Fermerët janë të vendosur të bllokojnë akset kombëtare derisa qeveria të ulet në bisedime me ta për të gjetur një zgjidhje rreth krizës. Industria e agrikulturës sjell rreth 92 bilion euro në ekonominë holandeze nëpërmjet eksportit që i bëhet produkteve.