Reklame:

Cila buke eshte me e mira per shendetin?!

Te dhenat e Eurostat tregojne se shpenzimet e shqiptareve per buke dhe drithera jane shume te larta ne raport me te ardhurat e tyre.

Sipas ketyre te dhenave, keto shpenzime jane me te larta krahasuar me vende te tjera te Evropes.

Buka eshte kryesore per çdo njeri ne kete vend, aq me teper kur ne çdo vakt na vjen natyrshem te themi ‘le te hame buke.”

Por siç thote populli, “gjella me kripe e kripa me karar.”

Ndaj kur vjen fjala tek konsumi i bukes, edhe ai duhet te kete nje kufi.

Çdo drith tjeter mund te mbuloje nevojat jetesore per buken.

Ne kete artikull do te mesoni per sasine e nevojshme ditore te bukes.

Racioni i Nevojshem Ditor i Dritherave – Sa Feta Buke Jane Te Nevojshme

Nje fete buke normale konsiderohet si nje racion, por jo çdo fete eshte e njejte me tjetren, ndaj kujdesuni qe buka te jete me drithera te plota.

Po ashtu, racioni ditor i bukes dhe i dritherave eshte ne varesi te moshes, gjinise dhe aktivitetit fizik.

Racioni i dritherave permban buken dhe çdo drith tjeter qe konsumoni.

Eksperte thone se grate nga 19 deri ne 50 vjeç duhet te konsumojne 6 racione drithi ne dite.

Grate mbi 50 vjeç duhet te konsumojne 5 racione drithi ne dite.

Burrat nga 19 ne 30 vjeç kane nevoje per 8 racione drithi ne dite, ndersa ata nga 31 deri ne 50 vjeç kane nevoje per 7 racione.

Burrat mbi te pesedhjetat duhet te konsumojne 6 racione drithi ne dite.

Femijet dhe adoleshentet kane nevoje per me pak racione drithi ne dite.

Dritherat e Plote

Sipas tue dhenave, dritherat e plote, pra jo te perpunuar, jane me te pasurit ne ushqyes.

Ekspertet keshillojne se gjysma e bukes qe konsumoni çdo dite duhet te jete e pergatitur me drith te plote.

Ushqyesit Qe Ofron Buka

Ne varesi te drithit te perdorur, buka ofron vitamina te grupit B, minerale dhe fiber.

Vitaminat B rregullojne metabolizmin dhe ndihmojne sistemin nervor.

Fibra eshte e nevojshme per tretjen nderkohe qe mineralet jane te domosdoshme per sistemin imunitar dhe nivelet e oksigjenit ne gjak.