
Punimet e ndërtimit të laboratorit multifunksional “Urban Lab” në Divjake janë gati të përfundojnë. Urban Lab eshte nje investim i Agjencise Italiane te Bashkëpunimit për Zhvillim ku eshte projektuar per te qene nje qendër e madhe zhvillimi dhe promovimi e territorit ne fushen e agro turizmit dhe jetes social ekonomike.
Ne kete laborator bashkëkohor do te kryhen analizat e tokës, ujit dhe prodhimeve bujqësore. Sipas kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi ne nje interviste per Tv Apollon eshte shprehur se ngritja e këtij laboratori ka ardhur si rrjedhojë e ankesave të vetë fermerëve dhe synon të paraprijë cilësisë.
https://www.facebook.com/apollontv/videos/2365636763698913/

