Reklame:

“Pecorino Romano” mund te falimentoje nga tarifat e SHBA

Djathi i fortë dhe i kripur italian,  Pecorino Romano, është një nga djathërat më të vjetër italianë dhe, në masën 27 gram,  ka qenë dieta  e legjionarëve romakë rreth 2000  vite më parë.  Mijëra vite më vonë, djathi po sulmohet nga tarifat e Shteteve të Bashkuara,  që pritet të vendosen më 18 Tetor.

Organizata Botërore e Tregtisë autorizoi SHBA që të vendosin tarifa në 7.5 miliardë dollarë mallra europian, prej subvencioneve të jashtëligjshme të Airbus.  Familja Deroma që drejton biznesin Pecorino në periferi të Romës, bën të ditur se tarifat do të kenë efekt shkatërrues, duke ulur ndjeshëm eksportet.  Pino Deroma, një nga 3 anëtarët që drejtojnë biznesin, tha se mund të jetë goditja përfundimtare për kompaninë.

Pecorino prodhohet ende sipas recetës origjinale mijëra vite më parë.  Mbijetesa e djathit Pecorino varet nga tregu i fortë i eksporteve. Sipas të dhënave të Shoqatës së Mbrojtjes së Djathit Pecorino Romano, 70% e djathit që prodhohet në Itali shkon drejt tregjeve botëror dhe 52% në Amerikën e Veriut.  Vendosja e tarifave do të ulë bindshëm shitjet, rrezikojë vendet e punës dhe sipas shoqatës, mund të ketë efekt shkatërrues për të ardhmen e produktit.  Aktualisht, prodhuesit po presin 18 Tetorin, për të parë nëse do të ndodhë diçka për të ndaluar tarifat.