Reklame:

Kultivimi i arres

Deri tani si vend-origjinë e arrës(J. regia) mendohet të jetë zona që shtrihet si një rrip i gjerë nga Ballkani deri në faqet e maleve Himalaja, ku rritet në gjendje natyrale. Pyje të mëdha arrash gjenden në Azinë Qëndrore, Kirgistan.

Fidane të pashartuara (Natyrale)

  • Prodhimtaria e vonshme: pas 10-15 vite
  • Pamundësia e përcaktimit të llojit për shkak të mos trashëgimit të plotë të vetive gjenetike.
  • Nuk japin fryte të kualitetit të dëshirueshëm dhe prodhimi shpesh dështon nga ngricat e vonshme pranverore.
  • Rendimenti për trup sillet nga 15 kilogram mesatarja, me një prodhimtari alternative nëse prodhimtaria bazohet në fidanët e shumuara me kokrra të arrës. Këto të fundit janë trupa me prejardhje gjenerative të cilat rriten spontanisht në natyrë dhe poashtu hasen edhe te ne në Kosovë në formën ekstenzive.
  • Bujshmëri është a e lartë

 Fidane të shartuara

  • Hyn më herët në prodhim. Në vitin e parë fillon frytdhënia. por rendimenti fillon të përdoret në vitin e pestë.
  • Mundësia e përcaktimit të llojit të fidanit si: Chandler, Franquette, Fernor…
  • Japin fruta të kualitetit të lartë.
  • Fidanet e shartuara lulëzojnë në pranverë dhe fillojnë të zhvillohen nga momenti i shartimit. Janë të qëndrueshme ndaj ngricave të vonshme Pranverore.
  • Rendimenti për trup në vitin e pestë fillon me 20-25 Kg dhe me vite ky rendiemnt shënon rritje.
  • Fidane janë të prodhuara në formën vegjetative, që ndikon në trashëgim të vetive gjenetike të paraardhësit.
  • Bujshmëria është e mesme dhe kultivohen në formën intenzive.

Llojet e Arrave

1. CHANDLER

Origjina:  SH.B.A.Kaliforni

Madhësia e frutit me lëvozhgë :40-42 mm

Pesha me lëvozhgë: 12-14 gr.

Pesha e brendshme:6-8 gr.

Ngjyra e brendshme:E Bardhë

Rendimenti i brendshëm:%50

Polenizuesi: Franquette, Fernette

Rendimenti i brendshëm: %47

Polenizuesi : Chandler, Franquette

2. FRANQUETTE

Origjina: Franca

Madhësia e frutit me lëvozhgë :42-43 mm.

Pesha me lëvozhgë: 11,5 gr.

Pesha e brendshme: 5,5 gr.

Ngjyra e brendshme:E Bardhë

Rendimenti i brendshëm:%46

Polenizuesi: Chandler, Pedro

3. FERNOR

Origjina: Franca

Madhësia e frutit me lëvozhgë :40-42 mm.

Pesha me lëvozhgë: 13 gr.

Pesha e brendshme: 6,9 gr.

Ngjyra e brendshme:E Verdhë

Pollonizuesi: Fernette, Shebin

4. FERNETTE

Origjina: Franca

Madhësia e frutit me lëvozhgë: 40-42 mm.

Pesha me lëvozhgë: 13 gr.

Pesha e brendshme:6,9 gr.

Ngjyra e brendshme:E Verdhë

Polenizuesi:  Fernette, Shebin

5. PEDRO

Origjina:   SH.B.A Kaliforni

Madhësia e frutit me lëvozhgë: 37-39 mm.
Pesha me lëvozhgë :12 gr.
Pesha e brendshme:5,7 gr.
Ngjyra e brendshme:E verdhë

Rendimenti i brendshëm: %47

Polenizuesi : Chandler, Franquette

A është fitimprurëse kultivimi i arrës?

Për çfarëdo kultivimi nëse duhet të analizohet fitimi, atëherë duhet të shqyrtohet  jetëgjatësia ekonomike  e bimës.

Në ditët e sotme krijimi i plantacioneve me fidane të shartuara të arrave  ka mundësuar që në vitet 3-5 të rikthehen investimet e bëra.

Krijimi i plantacioneve me fidane të arrave në krahësim me fidanet e tjera  është edhe më e lehtë, edhe me më pak shpenzime.

Avantazhet e një Plantacioni me Arra

1.Deponimi shumë më i lehtë dhe më i lirë.

2. Eksporti me, dhe pa lëvozhgë.

3. Përdorim në sektorin shëndetësor dhe në sektorin e kozmetikës.

4. Shumë pak ndikohen nga dëmtimet dhe sëmundjet

5. Vjelja e arrës  bëhet  me metoda mekanike: kjo  do të jetë  më e dobishme për të fituar nga koha dhe paraja.

6. Druri i bimëve të arrave dhe guaska e fortë kanë përdorim të gjerë në degë të ndryshme industriale.

7. Të durueshëm ndaj ngricave të hershme pranverore

8. Fidanet e arrës që nga mosha e hershme fillojnë të japin prodhime. Rendimentet e fidanëve të

pashartuara, fillojnë të përdoren  në moshën 7-10, kurse të fidaneve  të shartuara pas  moshës 4 vjeçare.

9. Fidane të shartuara të arrave Chandler dhe Fernor;

– Në moshën 5 vjeçare  15 – 20 kg.,

– Në moshën 10 vjeçare 50 – 60 kg.,

– Në moshën 20 -30 vjeçare 80 – 150 kg. rendiment

10.Bimët e arrës në zona të përshtatshme jetojnë gjatë dhe rendimentet  me vite tregojnë  rritje.

Mosha Per 1 pemë Për një hektar(312 fidane për distancën e mbjelljes 8×4) Çmimi në KG Çmimi total
                            Age         For 1 tree For 1 hectar (~) (312 tree for 8×4 planting distance)                          Kg.Price   Total revenue
3 4-5 1.400 4 € 5.600 €
5 15-20 5.400 4 € 21.600 €
7 25-35 8.500 4 € 34.000 €
10 50-70 16.000 4 € 64.000 €
15-20 120 35.000 4 € 140.000 €

Kriteret  për krijimin e një plantacioni me arrë janë:

  • Fidanët,
  • Transporti i fidaneve,
  • Hapja e puseve,
  • Rrethoja me shtylla betoni,
  • Lëvrimi i tokës,
  • Teknikat e mbjelljes,
  • Mbjellja e fidaneve
  • Sistemi i ujitjes pikë pikë,
  • Ujitja,
  • Krasitja,
  • Plehërimi,
  • Ruajtja nga Dëmtuesit dhe Sëmundjet
  • Traktor,
  • Makinë për qërimin e arrës,
  • Makina për shkundjen e arrës dhe
  • Makina për mbledhjen e arrave
  • Perpunimi ,tregtimi ,eksporti apo importi .