Reklame:

Shkaqet e zakonshme te infertilitetit te lopet dhe meshtjerrat

Prodhimtaria ekonomike e qumështit është rezultat jo vetëm i sasisë maksimale të qumështit të prodhuar, por edhe i kostos minimale të prodhimit. Për të arritur këtë, një ndër kushtet që duhet të plotësohet është që lopët të kenë aftësi të mira të riprodhimit apo pjellshmërisë.

Fertiliteti është aftësia e kafshëve për të shprehur siç duhet instinktin e plotë të epshit, që gjatë periudhës së estrusit me kohë të inseminohen, dhe të japin pasardhës. Nëse gjat kësaj faze ndodhin shqetësime, atëherë fermerët duhet të kërkojnë ndërhyrje veterinare.

Rrjedha e suksesshme e fekondimit ndikohet shumë nga ushqimi dhe kujdesi i duhur.

Në të kundërten, nëse mungon aftësia për të u shumëzuar apo për riprodhim, atëherë këtu bëhet fjalë për aftësi jo riprodhuese ose për sterilitet të kafshës.

Steriliteti mund të jetë primar dhe sekondar. Steriliteti primar shkaktohet nga defekte të trashëguara ose nga vetitë trashëgimore. Steriliteti dytësor zakonisht merret gjatë jetës. Kjo është kryesisht rezultat i ushqyerjes së pamjaftueshme dhe joadekuate, mënyrës së gabuar të mbajtjes dhe shfrytëzimit, si dhe sëmundjeve të organeve të tjera.

Steriliteti reflektohet në humbjen e qumështit tek lopët, si dhe në humbjen e viçave si pasardhës.