Reklame:

Shpiket aplikacioni qe gjen semundjet e syve te femijet

Një aplikacion mund të gjejë te fëmijët ”syrin e bardhë”, një refleks brenda retinës që mund të jetë ”spiun” i një sëmundjeje, duke e lejuar atë të bëjë një diagnozë shumë më herët sesa metodat tradicionale, sipas studimit botuar në ”Science Advances”, sipas të cilit algoritmi mund të bëjë analizën direkte në fotografitë e marra për pacientët e mundshëm.

Ideja erdhi si rezultat i përvojës personale të një prej studiuesve, djali i të cilit humbi një sy nga retinoblastoma, një nga sëmundjet ku ”syri i bardhë” është një simptomë.

Aplikacioni u testua për herë të parë në mijëra foto të fëmijës dhe ishte në gjendje të gjente ”syrin e bardhë”, tashmë që në moshën 12 ditëshe të një fëmije.

Sistemi u testua më pas në 53 000 imazhe të 40 fëmijëve, gjysma e të cilave kishin një problem në sy dhe aplikacioni i gjente gjithmonë shumë më herët sesa kur paraqitej problemi.

Aplikacioni quhet ”White eye detector” dhe është në dispozicion falas për të gjithë prindërit.