Reklame:

Tuta Absoluta – Shkaterruesi i domates!

Tenja e domates në latinisht Tuta Absoluta, është një dëmtues shumë i rrezikshëm, karantinor dhe ekonomikisht i dëmshëm në prodhimin e domates por edhe të kulturave tjera te perimeve.

Demet nga ky dëmtues mund të arrijnë deri në 100% të prodhimit për një kohë të shkurtër.

Praktikisht i sulmon të gjitha pjesët e bimëve mbi tokë. Përveç dëmeve në domate, ajo shkakton dëme edhe në patate dhe speca, ndërsa kohëve të fundit është hasur edhe në fasule.


Tenja e këtij dëmtuesi është me ngjyrë hiri në kafe. Meshkujt janë më të errët se femrat. Tuta apsoluta zhvillon 10-12 gjenerata gjatë gjithë vitit. Një femër mund të prodhoj  deri në 300 vezë gjatë jetës së saj. I gjithë cikli i zhvillimit të saj kryhet brenda 30-35 ditëve. Mund të dimëroj si vezë, larvë ose imago, varësisht nga kushtet e mjedisit.

Dëmet në domate i shkakton larva –  vemja e cila ushqehet me gjethe dhe kërcej. Ajo gjithashtu dëmton edhe frytet e domates qoftë të skuqura por edhe derisa janë të gjelbërta. Në frytet e tilla të dëmtuara vije deri te paraqitja e parazitëve dytësorë që ndikojnë në prishjen e plotë dhe praktikisht frytet nuk kanë vlerë.

Tenja është flutur e cila lëvizë gjat natës sepse i pengon drita e diellit dhe gjat ditës fshihet nën gjethe. Insekti i rritur (Imago) është me gjatësi 5-7 mm.