Reklame:

Fermeret nuk ndalen, perseri ne proteste – Thirrje per zgjidhjen e problemeve te bujqesise

Te gjithe fermeret po hedhin prodhimet e tyre, po hedhin djersen e tyre ne kanal si pasoje e mungeses se tregut.

Eduart Sharka anetar i kryesise se shoqates “Fermerët e Myzeqese” i ben thirrje te gjithe fermereve te bashkohen diten e hene ne protesten sensibilizuese e cila do te zhvillohet ne Lushnje.

Edhe pse pak dite me pare u organizua nje proteste nga fermeret e Lushnjes, Fierit dhe Beratit per keto probleme, qeveria shqiptare dhe institucionet perkatese te bujqesise jane treguar krejt indiferente mbi kerkesat e fermereve duke i lene keta te fundit ne meshire te fatit.
I ftuar ne emisionin Udhekryq ne Radio Lushnja Z. Sharka si mbeshtetes dhe njohes i mire i kesaj fushe shprehet se shoqata ka percaktuar pikat me te cilat i drejtohet institucioneve qeverisese per te normalizuar kete destabilizim te tregut.

Institucionet e sektorit te bujqesise duhet te jene prane fermerit, qeveria duhet ti orientoje fermeret per mos te patur keto situata shkaterruese per ekono0mine e familjeve te tyre. Duhet te kete subvencione efektive te cilat te jene vertete te prekshme dhe ne ndihme te fermereve duke stimuluar rritjen e prodhimit dhe te cilesise.

Shume fermere jane ne kushtet ku nuk arrijne dot te mbjellin seren per sezonin e ardhshem si pasoje e mos shitjes se produktit.

Te mblidhemi te gjithe sebashku diten e hene ne oren 12:00 tek rrethrrotullimi i plastmasit kuke vazhduar me pas me nje marshim simbolik deri ne qendren e qytetit – deklaron zoti Sharka.
Per me teper ndiqni emisionin e plote: