Çdo vit në Botë qindra mijëra njerëz sëmuren nga sëmundje që transmetohen nga kafshët tek njerëzit apo siç njihen ndryshe sëmundje zoonoze. Kafshët ofrojnë shumë përfitime për njeriun, shumë njerëz ndërveprojnë me kafshët në jetën e tyre të përditshme, si në shtëpi edhe larg shtëpisë. Megjithatë, disa kafshë mund të bartin mikroorganizma të dëmshme që mund të shpërndahen tek njerëzit dhe të shkaktojnë sëmundje. Përhapja e sëmundjeve zoonoze mund të bëhet në disa mënyra si: Nëpërmjet kontaktit direkt, kontaktit indirekt, vektorëve të ndryshëm, apo nëpërmjet produkteve ushqimore që rrjedhin nga kafshët e sëmura. Një nga sëmundjet shumë të rëndësishme zoonoze e cila shkakton probleme serioze për shëndetin publik është edhe sëmundja e Brucelozës.
Çfarë është Bruceloza?
Bruceloza është një sëmundje infektive zoonoze bakteriale me karakter kronik e cila tek njeriu mund të transmetohet nga dhentë dhe dhitë (Brucela melitensis) nga gjedhet (Brucela abortus) dhe nga derrat (Brucela suis). Shkaktari i Brucelozës tek dhentë dhe dhitë në shumicën e rasteve është Brucela melitensis dhe rralle mund te jete edhe Brucela abortus dhe Brucela suis.
Si përhapet Bruceloza tek dhentë dhe dhitë?
Si burim i infeksionit janë kafshët e sëmura dhe ato qe e kanë kaluar sëmundjen e që kanë mbetur bartës të infeksionit të cilat e përhapin shkaktarin me të gjitha sekrecionet e organizmit (urine, lëngje fetale, qumësht, sperme etj). Infektimi i kafshëve ndodhe nëpërmjet ushqimit, kontaktit me mjetet e kontaminuara, kontakti me fetuset, lëngjet apo cipat fetale ne rast te aborteve, si dhe një role shume të rëndësishëm ne përhapjen kanë edhe deshët dhe cjeptë e infektuar te cilët e transmetojnë infeksionin tek kafshët femra gjate kohës se ndërzimit.
Cilat janë shenjat klinike të Brucelozës?
Edhe pse një shumëllojshmëri e shenjave klinike janë përshkruar në infektimet eksperimentale të kafshëve që janë bërë, manifestimet kryesore klinike të brucelozës në dele dhe dhi janë aborti tek kafshët femra i cili shfaqet në periudhën e fundit të mbarsmërisë dhe zakonisht shoqërohet me mbetje të placentës si dhe lindja e pasardhësve të dobët. Në kafshët meshkuj lokalizimi bëhet në testite, epididimise dhe organet tjera seksuale shkakton një inflamacion te këtyre organeve i cili shfaqet me një ajtje dhe temperature në këto organe. Gjithashtu mund te vërehet një ajtje e nyejve të gjymtyrëve (artrite) ne të dyja gjinitë.
Kontrolli dhe masat parandaluese ?
Duke ditur që Bruceloza është një sëmundje me rendësi të madhe ekonomike dhe zoonoze, një strategji e mirë për kontrollin e kësaj sëmundje tek dhentë dhe dhitë është shume e rëndësishme.Është e rëndësishme që të ndërprehet lëvizja e kafshëve nga zonat e infektuara në zonat që konsiderohen të lira nga Bruceloza. Në zonat apo rrethet ku është prezentë sëmundja bëhen programe te eradikimit apo çrrënjosjes duke testuar kafshët dhe ato të cilat dalin pozitiv bëhet therja si dhe për veç këtyre masave të përgjithshme mbrojtëse duhet të behët vaksinimin i cili mund të bëhet ne te gjitha kafshët apo vetëm në kafshët e reja (siç behet edhe tek ne).
Si duhet te mbrohet njeriu nga kjo sëmundje?
Bruceloza është kryesisht një rrezik profesional që prek zakonisht veterineret, tekniket e veterinarisë, fermerët, punonjësit e thertoreve dhe persona të tjerë qe kanë kontakt me kafshë dhe produkte të tyre. Njeriu infektohet nga kontakti direkt apo indirekt i lëkurës dhe mukozave me shkaktarin apo duke përdorur produkte ushqimore të papërpunuara (qumështi dhe nënproduktet e tij) që vinë nga kafshët e sëmura.
Cilat janë shenjat e sëmundjes tek njeriu?
Simptomat e përgjithshme të brucelozës janë shpesh të paqarta dhe të ngjashme me gripin. Ato mund të përfshijnë: ethe (zakonisht shfaqet pasdite), dhimbje te shpinës, dhimbje te nyejve dhe te trupit ne përgjithësi, apetit i dobët dhe humbje e peshës, dhimbje koke, djersitje gjatë natës, dhimbje barku, kolle etj. Simptomat shfaqen zakonisht brenda pesë deri në 30 ditë pas kontaktit me bakteret. Personat që kanë këto shenja duhet te bëjnë testin për Bruceloze dhe nëse dalin pozitiv të fillojnë me marrjen e trajtimit.