Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Frida Krifca ka deklaruar se, në thirrjen e dytë të aplikimeve për fonde nga Programi IPARD II, që mbështet investimet në bujqësi dhe agroturizëm, mund të aplikojnë edhe ata që janë refuzuar në thirrjen e parë, duke aplikuar me dokumentacion të plotësuar.
Krifca shpjegoi se, janë 26 kontrata të lidhura me një fond total prej 10 milionë euro të angazhuara për investime, që do të realizohen gjatë 6-mujorit të ardhshëm, në sektorët: pika grumbullimi, linja përpunimi apo agroturizëm.
“Jemi në hapjen e thirrjes së dytë nga data 30 tetor deri më 16 dhjetor 2019 dhe presim aplikime për thirrjen e dytë të programit IPARD II. Kjo periudhë aplikimi është e mjaftueshme dhe i jep hapësirë të mjaftueshme aplikantëve që mund të jetë refuzuar nga thirrja e parë, që të sjellin aplikimet e tyre të plota me dokumentacionin plotësues që ua kemi kërkuar gjatë thirrjes së parë. E kemi bërë këtë, sepse duam të përthithim sa më shumë fonde të IPARD dhe duam t’i japim ritmin e duhur këtij programi, me qëllim që të kemi dy thirrje të paktën gjatë këtij viti, ndoshta edhe më shumë nëse ne arrijmë të kemi aplikime të suksesshme dhe të lidhim kontrata sa më shpejt”, – tha Krifca.
Drejtoresha e AZHBR-së, inkurajoi fermerët dhe sipërmarrësit të cilët duan të investojnë në bujqësi, në zhvillimin rural, agroturizëm, të aplikojnë pranë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, duke sjellë projektet e tyre në çdo drejtim.
“Aplikanët të shikojnë udhëzuesin në faqen zyrtare të AZHBR-së, ku janë evidentuar paqartësitë e vërejtura nga thirrja e parë në programin IPARD nga aplikanët dhe i kemi sqaruar këto edhe me Komisionin Europian, kemi marrë konfirmimet e tyre dhe tani ecim në një rrugë më të qartë për aplikantët”, – theksoi Krifca.
Fondet IPARD/ Krifca për ATSH-në: Mund të aplikojnë edhe ata që janë refuzuar në thirrjen e parë
Fondet IPARD/ Krifca për ATSH-në: Mund të aplikojnë edhe ata që janë refuzuar në thirrjen e parëDrejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Frida Krifca në një intervistë për ATSH-në, u shpreh se, në thirrjen e dytë të aplikimeve për fonde nga Programi IPARD II, që mbështet investimet në bujqësi dhe agroturizëm, mund të aplikojnë edhe ata që janë refuzuar në thirrjen e parë, duke aplikuar me dokumentacion të plotësuar.http://ata.gov.al/2019/10/20/fondet-ipard-krifca-per-atsh-ne-mund-te-aplikojne-edhe-ata-qe-jane-refuzuar-ne-thirrjen-e-pare/
Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Sonntag, 20. Oktober 2019