Reklame:

Perkujtohet Masakra e Matjanit me 21 Tetorit 1943 ne Lushnje

Ditën e sotme Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurave të Shqipërisë organizoi nje ceremoni përkujtimi te Masakrës se Matjanit ne Matjan te Lushnjës ku ne 21 tetor te vitit 1943 forcat komuniste te komanduara nga Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha pushkatuan 67 nacionalistë te zonës ( Martire te Demokracisë).
Te parnishmit kryen homazhe, vendosen lule dhe mbollen katër selvi si simbol i perjetesise se ketyre martirve nacinalistë.

Ne pervjetorin e Masakres se Matjanit folen Artan Murrizi nen/ kryetari i Shoqates Antikomuniste e te Perndjekurve Politike, Nebil Cika kr i Sh. A. P. P. si dhe ish-Presidenti Bujar Nishani.

Ne fjalen e tyre folesit vleresuan kontributin e ketyre Martireve si dhe guximin e treguar ne luften per liri dhe demokraci aq shume te deshiruar nga Shqiptaret nder shekuj.

Ne takim merrnin pjese personalitete te ndryshme si te perndjekurve z. Uran Kostreci legjenda e vuajtjeve nga regjimi komunist si dhe autor i poemes “Epopeja e Karkaleceve”. Perfaqesues te politikes kr PD Lushnje Sajmir Korreshi, kr PD Fier Luan Baci,  kr. i Partise Levizja e Legalitetit Shpetim Axhami si dhe Selami Zalli nga autoriteti i dosjeve.