Sëmundjet e shkaktuara nga bakteret
Nëse do të përmendënim fjalët SËMUNDJE BAKTERALE, shumicës së bletarëve këto fjalë nuk do t`u bënin përshtypje të madhe, por nëse themi PESTA (MORTAJA) AMERIKANE, shumica e bletarëve do të shqetësohet e një numër mjaft të madhë të tyre do ta kapte paniku, sepse kjo do t`u asocion jo vetëm me humbjën e një numëri të zgjojeve të bletëve, por edhe tërë bletishtën dhe mjetet e tjera bletare. Pesta amerikane është pa dyshim sëmundja ngjitëse më e rrezikshme e mbarësimit të mbyllur të bletëve, të cilën e shkaktojnë bakteret. Gjerë në vitin 1906 nuk janë bërë dallime në mes të pestës amerikane dhe pestës evropiane, edhe pse në vitin 1882 janë vërejtur disa dallime. Por në vitin 1906, shkencëtari amerikan Wait, pas shumë hulumtimeve, bëri një diferencim të qartë dallues mes pestës amerikane dhe asaj europiane.
PESTA AMERIKANE (MORTAJA AMERIKANE)
Shkaktari i kësaj sëmundjeje i cili nuk mund të shihet me sy, (pa mikroskop) është një mikro organizëm (organizëm bakteral) e i cili në gjuhën latine quhët BACILLUS LARVAE.
Pesta amerikane është sëmundje ngjitëse e cila sulmon vezet e bletëve 1 – 4 ditore, dhe në mënyrë të pa hetueshme hyn në zgjoje të bletëve. Ajo zhvillohet dhe përhapët, jo vetëm në një koshere, bletishte, por në tërë rrethinën 3 – 4 kilometra brenda vitit. Kjo vazhdon te përhapet nga njëra në tjetrën bletishte, nëse nuk është zbuluar dhe luftuar me kohë. Është sëmundje e mbarësimit të mbyllur të bletëve. Pra, kjo sëmundje përhapët: me mjete pune të infektuara, nga prodhimet e bletëve, me endjën e bletëve në kullosa, dhe nga grabitje mes bletëve.
Ky bakter gjatë kohës së ekzistimit dhe zhvillimit të tij ka dy forma: në formë spore dhe në formë gjatësore. Në formë spore në ambiente të jashtme nuk shumëzohet, ajo mund të jetojë një kohë të gjatë (10 -30 vite). Këto spore janë mjaft të qëndrueshme dhe rezistente ndaj temperaturave të larta, temperaturave të ulëta, lagështisë, rrezeve të diellit e tj. Nëse gjenden në mjaltë ato mbesin të gjalla gjer 30 minuta, edhe nëse mjalti zihët në temperaturë 100°C. Në mjaltë, në temperature të dhomës, mund të mbijetojnë dhe të shumëzohën gjer në një vjet. Në propolis të tretur me alkool mbijetojnë 45. ditë, në dyll gjatë përpunimit dhe shkrirjës mund të rezistojnë mjaft kohë dhe vdesin tek në temperaturën 120°C pas 30 minutash. Në dhe – tokë ato mbesin gjallë gjerë 228 ditë, në hoje të vjetra dhe koshere ato mund të mos vdesin gjerë 33 vjet. Sporet e këtijë bakteri janë mjaft rëzistuese edhe ndaj mjeteve të ndryshme dezinfektuese si dhe preparateve nga sulfuri.
Në formën tjetër, bakteri i BACILUS LARVAE, në formë gjatësore, e vetëm në këtë formë mund të shumëzohet, është i ndieshëm ndaj temperaturave të larta ku i nënshtrohet tharjës, mjeteve dezinfektuese, preparateve të sulfurit dhe antibiotikëve. Edhe përkundër kësaj ndijeshmërie, bletët nuk mund të shërohen plotësisht, sepse në këtë formë ky bakter gjendët vetëm në fazën fillestare të sëmundjës; ky bakter në këtë formë gjendet vetëm në organizmin e larvave të reja. Kjo spore hyn në organizmin e larvës gjatë ushqimit të saj, në qelizën e hojeve me mbarësim të pa mbuluar dhe shumë shpejt shumëzohet. Gjatë kohës kur bëhen këto zhvillime, qëliza me larvë veç të vdekur, mbyllet.
Simptomat e pestës amerikane
Simptomat – shenjat e sëmundjës
Për ta zbuluar prezencën e pestës amerikane, mënyra e vetëme është nëse kapakët që mbulojnë mbarësimin kanë disa njolla dhe janë pak të shafitur dhe dallojnë pak nga mbarsimi tjetër i rregullt, qoftë për nga forma apo edhe ngjyra, janë të lagur nga dekompozimi i trupit të larvës apo edhe kanë ndonjë vrimë, të cilat i kanë bërë bletët me qëllim të pastrimit të qelizës pasi që e kanë kuptuar se larva veç ka vdekur.
Mënyra tjetër për ta kuptuar prezencën e pestës amerikane është: nëse e hapim ndonjë kapak të dyshimët të ndonjë qelize të mbyllur, me një rëmonjës apo fije bari më të fortë, pak e përziejmë masën në qelizë dhe e tërheqim ngadal dhe pasi që e kemi nxjerrë ajo materie me ngjyrë çokollate, me erë të pakëndshme, do të zgjatët.
Këto janë shenjat krysore për të dyshuar se kemi të bëjmë me pesten amerikane. Në rastet kur ndonjë zgjua është i sulmuar më tepër, posa ta hapim kapakun mund ta ndjejmë erën e pakëndëshme e që në të shumtën e rasteve kjo rezulton me pestën amerikane. Me qëllim që të jemi më efektiv duhet mënjëherë të lajmërojmë inspektorin e veterinarisë, shoqatën e bletarëve dhe institucionet tjera kompetente. Hapi tjetër i nevojshëm është që mostrat e dyshuara t`i dorëzojmë për konstatimin edhe përmes analizave në laboratore
Si pasojë e pestës amerikane, vjen gjer tek dobësimi i shpejtë i shoqërisë së bletës, sepse lindin më pak bletë të reja të cilat duhet t`i zavendësojnë bletët e vjetra. Në këtë mënyrë shkatërrohet struktura e gjeneratave dhe zgjoi dobësohet aq shumë sa që lehtë bëhën pre e bletëve grabitëse. Kjo njëherit është mënyra më e lehtë që të infektohen zgjojet tjera të bletëve në atë bletishte e pastaj kjo bartët edhe në bletishtet e tjera. Për përhapjen më të shpejtë apo më të ngadaltë varet se sa janë të dendura bletishtet në atë lokalitet. Sa më të dendura që të jenë ato (më afër njëra tjetrës) aq ma shpejtë bëhet përhapja dhe anasjelltas.
Për luftimin me sukses të pestës amerikane, e rëndësisë së veçantë është zbulimi sa më i hershëm i saj, e të cilën gjë duhet ta bëjë secili bletar në bletishtën e vet.
Nëse në afërsi të bletishtës kemi pasur ndonjë rast të infektimit, atëherë preferohet që sa më shpesh të bëjmë kontrollën e mbarësimit, sipas mundësisë sa herë që t`i hapim kosheret për ndonjë punë tjetër, ta bëjmë edhe kontrollin e ndonjë larve të mbarësimit të mbyllur. Në vendet ku nuk ka pasur këso raste, kontrollin e bëjmë në pranverën e hershme. Gjatë kontrollit detal të zgjojeve, por edhe në vjeshtë gjatë përgatitjës së zgjojeve për dimërim, në rastin e kontrollit vjeshtor mund ta zbulojmë nëse eventualisht pesta gjendet aty, sepse në këtë kohë nuk ka mbarësim në zgjua dhe larvat e mbetura eventualisht, të kontrollohen dhe të heqet dyshimi.
Përhapja – bartja e sëmundjës
Brenda zgjoit përhapjen e pestës e bëjnë vetë bletët ushqyese, duke i ushqyer larvat. Në bletishte nga njëra në kosherën tjetër e bartin vetë bletët, duke hyrë në koshere të tjera e bartin këtë bakter si dhe gjatë grabitjës. Përhapjën në bletishtë e bënë edhe vetë bletari gjatë punës me duar dhe me mjete pune, si dhe duke kombinuar dhe manipuluar me elemente të ndryshme brenda zgjojeve siç janë: korrnizat me mbarësim, me mjaltë apo edhe elementeve të tjera, përmes centrifugës gjatë vjeljës së mjaltit, gjatë prodhimit të hojeve nëse dylli nuk është shkrierë dhe dezinfektuar në mënyrë profesionale (nëse dylli nuk shkrihet dhe zihet në temperaturë 120°C për 30 minuta).
Sporet e BACILUS LARVAE, mund të zhvillohen vetëm në organizmin e larvave të reja, sidomos në ato një ditore kurse në ato më të vjetra se katër ditë shumë rrallë ndodh që ato të arrijnë të zhvillohën. Kur sporet përmes ushqimit hyjnë në organizmin e larvës, ato zhvillohen brenda një dite dhe shumëzohen shumë shpejtë edhe më tutje.
Pesta nuk i sulmon bletët e lindura, por ato e bartin ate, por gjithashtu dihet se të gjitha bletët nuk e kanë rezistencën e njejtë ndaj pestës, duke u bazuar në prirjet dhe vetit higjienike të zgjojeve, rrespektivisht në vetit e bletëve pastruese që shpejt t`i zbulojnë dhe pastrojnë hojet me larva të vdekura nga pesta dhe në këtë mënyrë eliminojnë mundësin e përhapjes së saj. Kjo dukuri mund të ndodhë vetëm tek disa zgjoje, prandaj nuk duhet të biem pre e kësaj bindjeje dhe të lirohemi nga kjo brengë, sepse vetëm kujdesi i vazhdueshëm dhe ndërrmarrja e masave të duhura mund të japin rezultate.
Luftimi i pestës amerikane
Duke pasur parasysh se pesta amerikane është një sëmundje e rëndë dhe e rrezikshme, ajo nuk zhduket asnjëherë vet- vetiu, nga se shkaktari i saj është mjaft rezistent dhe mbetet një kohë shumë të gjatë ne hoje dhe koshere, se shumë herë bartet në bletishtet për rreth, prandaj është e logjikshme se luftimi i saj duhet të bëhet me masa radikale e të cilat nënëkuptojnë asgjësimin e zgjojeve të infektuara e të cilat janë si vatër e zhvillimit dhe të përhapjës së kësaj sëmundjeje. Ky proces i asgjësimit të zgjojeve të infektuara zhvillohet kështu: zgjojet e infektuara sëpari mbytën me ndonjë preparat kimik,e për të cilin preferohet sulfuri.
Mbytja e bletëve bëhët në mbrëmje pasi që të janë kthyer të gjitha bletët nga kullosa. Zgjojën e mbytur sëbashku më kosherën, korrnizat me mbarësim, i ndezim në një gropë të hapur më herët gjatë ditës, dhe pasi të digjet i tërë materiali dhe mjetët e punës me të cilat është punuar tek bletët, hiri dhe mbetjët e tjera, sperkatën me gëlqere të shuar, gropa mbulohet me një shtresë dheu me trashësi së paku 30 centimetra dhe përsëri spërkatët me gëlqere të shuar si edhe vendi ku ka qëndruar zgjoi i infektuar në bletishte
Nëse në koshere kemi pasur sasi të mjaltit ate e centrifugojmë, sepse i njejti mund, pa asnjë problem, të konsumohet nga njerëzit, por me atë mjalt nuk guxojmë që t`i ushqejmë bletët. Hojet nga të cilat e kemi nxjerrur mjaltin dhe hojet e tjera (pa mbarsim) të pastërta nga kosherja mund që t`i shkriejmë në dyll, por në temperaturë 120°C për së paku 30 minuta. Nëse kosherja ka qenë e re apo një kohë të shkurtër ka qëndruar zgjoi në te, ajo koshere duhet të pastrohet me thikë nga dyelli dhe propolisi, të lahet mirë me detergjent e pasi të jetë terur mirë ajo duhet të dezinfektohet me flakë me let- llampë.
Nëse të gjitha këto janë kryer ashtu si duhet, kosherja mund të përdoret përsëri. Mjetet e punës nga metali si centrifuga, thikat e tj. ato dezinfektohen me flakë, pastrohen me detërgjent dhe mund të përdorën përsëri.
Autor: Nehru Salihu – Ekspert i Bletarisë