Reklame:

Bizneset pa leje mjedisore – Ekspertet, kritika projektligjit te Klosit: Shkaktojne ndotje, duhet kontroll

Ekspertët e mjedisit kritikojnë projektligjin e nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për heqjen e lejeve mjedisore të tipit C. Sipas tyre, janë disa kategori biznesesh, që nuk duhet të përjashtohen nga ky detyrim, pasi shkaktojnë ndotje të konsiderueshme, ndonëse nga ministria konsiderohen si ndotës të vegjël.

Sipas Qirjos, nëse propozimet miratohen do të jetë i nevojshëm përcaktimi i kritereve të qarta që duhet të përmbushin këto biznese në lejet e shfrytëzimit, që aktualisht lëshohen nga pushteti vendor, ndonëse ngre pikëpyetje për kapacitet monitoruese të bashkive, që në shumicën e rasteve janë tejet të kufizuara.

Sipas ministrisë janë rreth 5500 biznese të vogla sikurse janë furrat e bukës, lavazhet, pastrimet kimike, etj.  që nuk do të duhet më të pajisen me lejen mjedisore të tipit C. Ndërkohë që, kjo masë erdhi pas kërkesës së bërë nga bashkitë, që ky dokument të jepej prej tyre. (SCAN)