Reklame:

Si reagon trupi njeriut pas nje vakti ne “Fast Food”?

‘’Fast food’’, ushqimi i shpejtë, është gjithmonë zgjidhja e parë që na vjen nëpër mend në momentin që jemi të uritur dhe jemi larg shtëpisë. Ushqimi të cilit nuk i rezistojmë dot, për shkak të aromës, erëzave apo shijes së shijshme, nuk është i shëndetshëm për organizmin tonë dhe shkakton një sërë efektesh anësore.

Shumica e këtyre ushqimeve, janë me vlera të ulëta ushqimore pasi janë të mbushura me karbohidrate, yndyrna dhe natrium. Zakonisht u mungojnë ushqyesit që nevojiten për të ushqyer trupin tonë. Por çfarë shkakton ky lloj ushqimi në të vërtetë në organizëm?

Obezitet

Ushqimi i shpejtë është zakonisht i lartë në kalori dhe për më tepër shkakton varësi. Konsumimi i më shumë kalorive nga sa kërkon trupi ynë do të çojë në mbipeshë. Mirëpo obeziteti është i lidhur me një numër problemesh shëndetësore. Ndër aspektet e tjera të trupit, sistemi respirator mund të vuajë, duke sjellë vështirësi në frymëmarrje si dhe duke shkaktuar sëmundje të ndryshme në sistemin e frymëmarrjes.

Një studim ka zbuluar se fëmijët që konsumojnë ushqim të shpejtë të paktën tre herë në javë kanë më shumë probabilitet të preken nga astma apo sëmundje të tjera respiratore.

Gjithashtu duke konsumuar këto lloj ushqimesh, ju shpenzoni më pak kohë për të përtypur dhe për pasojë do të hani më shpejt. Jo vetëm që do të hani më shpejt, por do të hani edhe më shumë, pasi truri juaj nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për të lëshuar leptin, një hormon që sinjalizon se jeni të ngopur.

Ndikon në sistemin tretës dhe kardiovaskular

Ushqimi i shpejtë është i mbushur me sheqer. Në prani të këtyre karbohidrateve të thjeshta, trupi juaj do të lëshojë insulinë për të kontrolluar pikën e glukozës në gjakun tuaj. Por përveç ndikimeve që ky lloj ushqimi ka në shëndetin fizik, shkakton jo pak probleme dhe në shëndetin mendor.

Një studim ka arritur në përfundimin se ushqimi i shpejtë dhe ushqimet e tjera të përpunuara mund të rrisin rrezikun e depresionit, si dhe t’ju bëjë që të ndjeheni të ngadaltë dhe letargjikë.

Yndyrat e larta shkaktojnë një gjendje këputjeje dhe pagjumësie në vend që të jeni produktiv dhe të lëvizni. Por, një efekt të kundërt ka tek fëmijët, pasi mund t’i bëjë më shumë hiperaktivë se ç’duhet. Një studim ka zbuluar se ngjyrosja artificiale e ushqimit mund të rrisë hiperaktivitetin tek fëmijët.

‘Fast food-et’’ kanë në përbërje të tyre natrium të lartë, duke i bërë këto ushqime dhe më të shijshme dhe mbi të gjitha është me të vërtetë një mineral i rëndësishëm, por nëse konsumoni shumë prej tij mund t’ju bëjnë të ndjeheni të fryrë. Natriumi i lartë mund të rrisë presionin e gjakut dhe si pasojë të vendos sistemin tuaj kardiovaskular nën stres. Përveç kësaj, natriumi i tepërt mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka dhe sëmundjeve të veshkave, si dhe densitet të ulët të kockave.

Komponimet kimike që gjenden kryesisht në ambalazhet plastike dhe ushqimore, rrisin nivelet e inflamacionit në trup. Kjo mund të çojë në një numër të problemeve shëndetësore edhe në sistemin riprodhues. Këto lloj përbërësish kimik, gjithashtu mund të ndikojnë në mënyrën se si funksionojnë hormonet tuaja dhe potencialisht ndikojnë në pjellori.