Reklame:

AKU bllokon 1 mije e 267 litra raki dhe vere!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Elbasan 1 mijë e 267 litra pije alkoolike raki, verë dhe konjak në tre subjekte që i janënënshtruar kontrollit.

Referuar njoftimit zyrtar të AKU-së, për këtë sasi alkooli janë marrë mostra për kryerjen e analizave laboratorike dhe kjo sasi do të qëndrojë e bllokuara deri në daljen përfundimtare të pergjigjeve të analizave.

Masat administrative i referohen shkeljeve ligjore që lidhen me: Mungesën e analizave të ujit, mungesën e librezave shëndetësore të punonjësve, mungesën e DDD etj.

Po ashtu, AKU njofton se Drejtoria Rajonale e AKU Elbasan gjatë dy ditëve të para të kësaj jave ka kryer një sërë kontrollesh të përmbledhura si më poshtë:

Janë kryer 26 kontrolle zyrtare tek Operatorët e Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve);

Janë marrë 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike;

Janë vendosur 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe është lënë detyra e korrigjimit të mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve të kryera.