Reklame:

Aloe Vera per problemet me lekuren e fytyres!

Aloe Vera njihet tashme per vlerat e saj per shendetin e organizmit. Tek vetite e saj perfshihen dhe permiresimi dhe parandalimi i problemeve me shendetin e lekures.

Jane te shumte ne numer produktet farmaceutike per kujdesin e lekures qe e kane si perberes kryesor pikerisht aloe veren.

Ushqen dhe hidraton lekuren, eliminon aknet si dhe pastron poret dhe largon qelizat e vdekura.

Per lekure te thate

Xheli i  aloe veres ka veti sheruese dhe hidratuese prandaj eshte dhe ideal per lekurat e thata. Ajo i mundeson ketyre tipe lekurash ushqimin e nevojshem.

Mund ta perdorni xhelin e saj duke e vendosur direkt ne lekure.

Pastrues i lekures

Pastrimi i lekures se fytyres nga papastertite dhe qelizat e vdekura eshte nje nga hapat kryesore te nje lekure te shendetshme.

Provoni te perzieni xhelin e aloes me pak sheqer dhe te ferkoni lekuren e fytyres kur e lani ne darke.

Ne saj te veçorive sheruese aloe vera parandalon dhe acarimin e lekures si dhe hidratimin e saj.

Perdoreni si nje krem ushqyes

Lereni aloe veren te bej magjine e saj gjate kohes qe ju flini. Lyeni fytyren, qafen dhe duart me xhelin e aloes para se te flini.

Kjo bime nuk ka permbajtje vajore dhe eshte delikate me lekuren teksa deperton shtresat e saj. Keshtu mundeson nje hidratim rrenjesor te lekures duke e lene ate te bute dhe te shkelqyeshme.

Qeteson aknet

Aloe vera ka veti antibakteriale, anti inflamatore dhe anti alergjike. Keto bashkuar me vlerat e larta ushqyese ben te mundur eliminimin e shenjave dhe akneve.