Shoqata e shpendëve EIU ka deklaruar se marrëveshja do të rezultojë në 300 milion pula më pak të therura çdo vit në BE, që praktikisht do të thotë gjashtë milion pula më pak në javë.
Sektori i mishit të pulave të BE u sakrifikua në mënyrë që të bindte Brazilin të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë Mercosur. Por ndikimi në sektorin në Evropë pritet të jetë shumë i rëndë sipas shoqates se përpunuesve të shpendëve.
“Eksporti i mishit të pulave është shumë i rëndësishëm për Brazilin dhe, prandaj, oferta e minutës së fundit prej 90,000 ton shtesë (në total 180,000 ton) mund të ketë bindur, veçanërisht brazilianët, që të arrinin marrëveshjen,” Birthe Steenberg, sekretari i përgjithshëm të shoqatës së përpunuesve të shpendëve të BE-së dhe tregtisë.
BE dhe Mercosur (Argjentina, Brazili Paraguai dhe Uruguai) arritën një marrëveshje politike për një marrëveshje tregtare më 28 qershor.
Marrëveshja erdhi pas dy dekadash bisedimesh shpesh të ashpra, të cilat vazhdimisht kishin ngecur për shkak të ndjeshmërisë së fermerëve evropianë.
Marrëveshja, e cila tani duhet të kalojë në Këshillin e BE-së, Parlamentin Evropian dhe parlamentet kombëtare, ka ngjallur një mori reagimesh, veçanërisht nga sektori i bujqësisë në BE.
Në një intervistë me EURACTIV korrikun e kaluar, Pekka Pesonen, shefi i sindikatës së fermerëve të BE-së, e përshkroi marrëveshjen si “shkatërruese”.
“Para së gjithash, kjo është një marrëveshje politike. Akoma ka nevojë për një rregullim të rregullt, por është e drejtë të thuhet se ndikimi i saj do të jetë shkatërrues në modelin evropian të familjes bujqësore, bilanci neto i kësaj marrëveshje është jashtëzakonisht negativ. Eshtë disa miliardë euro në negativ, në të kuqe, “tha Pesonen.
Steenberg tha se marrëveshja do të rezultojë në 300 milion pula më pak të therta çdo vit në BE, që praktikisht do të thotë gjashtë milion pula më pak në javë.
Përveç kësaj, Steenberg tha se një kuotë shtesë prej 50,000 pulash pritet t’i jepet Ukrainës për shkak të një zbrazëtie në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Kyiv.
Shoqata e shpendëve tha në një deklaratë “tregu i BE mund të përfundojë lehtësisht i përmbytur me mishin e pulave të Ukrainës”, ndërsa Steenberg paralajmëroi se “ne tashmë po importojmë shumë më tepër mish shpendësh sesa speciet e tjera të mishit”.
“Eksportuesit kryesorë të mishit të shpendëve në BE janë Brazili, Tajlanda dhe Ukraina. Një faktor shtesë janë pasojat e Brexit. Deri më tani, BE27 eksporton mjaft mish shpendësh në Mbretërinë e Bashkuar, dhe është shumë e pasigurt se çfarë do të ndodhë me këtë eksport pas Brexit, “përfundoi Steenberg.