Reklame:

BE ndalon edhe nje pesticid, i rrezikshem per njerezit dhe bletet

Anëtarët e Bashkimit Evropian (BE), kanë renditur në listën e pesticideve të ndaluara edhe substancën e katërt të neonicotinoidit që konsiderohet një rrezik për njerëzit dhe bletët, njofton Komisioni Evropian dhe EFSA.

Fermerët nuk do të lejohen të përdorin insekticidin e markave Calypso dhe Biscaya, pas 30 Prillit 2020.

Rënia e popullsisë së bletëve viteve të fundit ka qenë e lidhur me përdorimin e pesticideve në bujqësi.

Udhëzimi i Komisionit tregon se si duhet të testohen pesticidet në mënyrë që bletët të mbrohen nga ekspozimi akut, edhe nga ai kronik. Pesticidet do të lejoheshin në treg vetëm po ta kalonin këtë test.

Megjithatë, shumica e vendeve të BE-së i kundërshtuan masat dhe e detyruan komisionin që të pranojë një kompromis e të ndalojë vetëm pesticidet me ekspozim akut, jo ato me ekspozim kronik.

Komisioni e bazoi vlerësimin e tij në gjetjet e Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ushqimit të publikuar në janar të viti 2019. Ata nxorën në pah shqetësimet në lidhje me substancën aktive që është toksike për njerëzit dhe paraqet një përqendrim tepër të madh në ujërat nëntokësore, tha një zëdhënës i EFSA.

BE ndaloi përdorimin e tre të ashtuquajturve neonicotinoids kudo, përveç serave në Prill të 2018-ës. Franca tashmë ka nxjerrë jashtë ligjit të katër insekticide dhe një tjetër, përfshirë edhe për serra.