Gripi është një sëmundje serioze e cila mund të çojë në gjendje të rëndë shëndetësore me shtrime në spital, e ndonjëherë deri në vdekje.
Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik i bëjnë thirrje qytetarëve që të mos trajtojnë gripin me antibiotikë pasi këto të fundit nuk kanë efekt ndaj viruseve.
“Mos e trajto gripin me antibiotikë.
Pacientët që janë në gjendje të rëndë të shtruar në spital mund të trajtohen me ilaçe antivirale specifike për gripin. Mos e trajto sëmundjen e gripit me antibiotikë. Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruset jo nga bakteret”, -sqarojnë specialistët e ISHP-së.