Akrepat e orës kthehen një orë mbrapa në orën 03:00 të natës, mes të shtunës 26 tetor dhe të dielës 27 tetor.
Rikthimi në orën diellore është shenja se ne jemi gati të biem në errësirën e dimrit, ku do të kemi mundësi të flemë një orë më shumë, por dhe do të errësohet më shpejt.
Ky ndryshim ka ndikime në organizmin e disa njerëzve dhe mund të sjellë edhe ndonjë shqetësim, por kjo kategori njerëzish do të ndjehet më mirë pas vendimit të Parlamenti Europian, për të mos ndryshuar më orën prej muajit mars të vitit që vjen.
Ora diellore do të mbetet në fuqi deri në 29 mars të 2020, më pas në vitin pasardhës gjithçka do të vendoset nga vetë shtetet e Bashkimit Europian për të vendosur kë orë do të mbajnë.
Ende nuk dihet se si do të vijojë të funksionojë në Shqipëri, por këtë herë ndryshimi do të jetë më 27 tetor.
Ndryshimi i orës u bë që njerëzit të kenë mundësinë të shfrytëzojnë ditën dhe energjinë diellore.