Inflamacioni traumatik i retikulit peritoneumik
Retikuliti shkaktohët nga trupat e huaj metalik, të mprehtë e me maje të cilat i merr kafsha së bashku me ushqimin. Retikuliti është një process inflamatorë akut ose kronik. Retikuliti vërehet sidomos në kushtet e mbarështimit ekstenziv ashtu edhe në ate intenziv. haset më shpesh tek gjedhet e sidomos në ato të moshës së rritur më rrallë tek dhentë e pothuajse fare nuk çfaqen në dhi. Gjedhet për dallim nga delet nuk përdorin buzët për marrjen e ushqimit por ushqimin e marrin përmes gjuhës dhe pasi e coptojnë pak pastaj e gëlltisin ate. Është kjo forma e marrjes së ushqimit e cila bëhet si shkak për sëmundjen sepse gjedhet nuk mund të dallojnë ushqimet fibrinoze celulotike nga mbetjet metalike. Dëmet që shkaktohen nga retikuliti llogaritën me uljen e prodhimit të qumështit dhe në rastet e ndërlikuara serioze edhe me therrjen e detyruar të kafshës
Etiologjia dhe patogjeneza
Shkaqet e retikulitit janë trupat e huaj të cilët e dëmtojnë fillimisht mukozën e retikulit dhe më vonë edhe e shpojnë atë siq janë trupat e huaj metalik të mprehtë si gozhdat, telat mbetjet metalike nga byku ose tallazhi tëcilin fermerët shpesh e përdorin si shtrojë e që e marrin nga industria e drurit. Burimi i trupave të huaj metalik në shtallë mund të jenë: Silazhi I ndotur me këso trupa të huaj, dengjet e sanës së barit apo kashtës së lidhur me tela, zëvendësimi i shtresës së kashtës, byku i sharrës, e cila ka me shumicë gozhda apo tela të hollë të qelikut. Po ashtu edhe lidhja e zingjirëve të këputur me tela, bëhet shkak i mundshëm i shfaqjes së retikulit traumatik.
Marrja e trupave të huaj përpos nga pakujdesia e punëtorëve në shtalla, vjen edhe si pasojë e përvetimit të shijes nga çrregullimet metabolike e vitaminoze sidomos kalciumit dhe fosforit. Pasi trupi i huaj metalik është ngulur në mukozë gjat peristaltikës shtyhet përpara duke kaluar në shtresën muskulore, serozën dhe më tej organet tjera si: Peritoneumin, diaphragmën dhe në fund perikardin. Lëvizja e trupave të huaj nëpër paretet e retikulit apo organeve të tjera shqoqërohet me shfaqjen e inflamacionit si rrjedhojë e mbjelljes së mikroflorës që vjen nga plëndësi dhe retikuli së bashku me trupat e huaj nëpër rrugën që ato përshkojnë. Gjat zhvillimit të inflamacionit nëpër kanalin që formon trupi i huaj, ndodhin procese organizuese të indeve dhe në të ndodhet edhe vet trupi i huja që përfaqëson formën e inkapsuluar i cili gjat gjithë rrugës që përshkon lë ederenc a sidomos midis retikulit peritoreumit, diafragmes apo ndonje organi tjeter varësisht nga organi që atakon edhe inflamacionin merr emrin e organit si: peritonit akut apo kronik, endokardit, polisinovit, artrit, apcese pulmonare.
- Retikuliti cellular
- Retikuliti murëzor
- Retikuliti perforativ
Shenjat Klinike
Shenja e para klinike të retikulitit përfaqësohen nga ndryshime në motorrikën e plëndësit në formën e ngadalësimit të lëvizjes apo të shuarjes së peristaltikës. Ky çregullim nuk lidhet as me ndryshimet në të ushqyer dhe as me ndonjë sëmundje tjetër të aparatit tretës apo të organeve tjera. Shenjat klinike varën nga rruga që ndjek trupi i huaj. Kafsha me retikulit celular nuk shfaqë shenja të qarta klinike. Retikuliti murëzor shoqërohet me pakësim të oreksit, të periodave të ripërtypjes, hipotoni dhe timpani periodike të plandësit, temperatureë të lartë dhe dhimbje. Kafsha e sëmurë ka pamje si të inatosur, kurrizin e ka të ngritur dhe në palpim ka dhimbje në pjesën ventrale – kroniale të barkut afër procesit ksifoidal. Zvoglimi apo zhdukja e dhimbjeve të barkut afër tregon se trupi i huaj nuk është duke përparuar dhe ka mundësi të jetë i inkapsuluar. Në këto raste si shenjë e vazhdueshme ngelet dobësimi i motorikës së plëndësit dhe timpania e tij në formë kronike e periodike. Kafsha e sëmurë bëhet më e qetë, lëvizë me vështirësi dhe rënkon, lëvizjet i bën të kujdesshme dhe mundohet të i evitoj lëvizjet e trupit, sidomos nga ana e majtë. Lopa me retikulit qëndron në këmbë dhe me kurriz të mbledhur në formë kifoze. Gjymtyrët e para i mbanë të shtrira, brylet pak të hapur dhe këmbët e pasme i fut pak nën bark, ndërsa kokën dhe qafën e mbanë të zgjatura përpara. Është karakteristike ulja dhe ngritja e cila bëhet sikurse e kalit, pra kalon me gjymtyrët e pasme. Shfaqja e edemave stazike në gushë dhe smadhimi i venës jugulare janë sinjale klinike të qarta për kompleksin e retikulit traumatic në perikardit traumatic. Retikulo – peritonitis i lokalizuar shfaqet nga shpuarja e mureve të retikulit dhe dëmtimi i peritoneumit nga trupa të huaj metalik, por që zakonisht janë të vegjë e të shkurtër. Retikulo – peritoniti difuz karakterizohet me shfaqje të toxemisë së rëndë mbrenda një dite ose dy dytë të fillimit të peritonitit lokal. Shoqërohet me temperature të lartë 40 – 42 grade C, pusli dhe frymëmarrja gjithashtu janë të larta.
Zhvillimi dhe prognoza
Në rastet e inkapsulimit të trupit të huaj kafsha duhet klinikisht e shëndoshë dhe në këtë gjendje ajo edhe mund të shfryëzohet për prodhim të qumështit dhe për një periudhë edhe më të gjatë. Prognoza paraqitet e favorshme për jetën e kafshës në ato raste kur gjatë formave të ndryshme të retikulitit nuk konstatohen ndërlikime në gjendjen e përgjithshme të kafshës. Retikuloperitoniti difuz, retikulo-perikarditi traumatic dhe retikulo-pulmoniti, janë ndërlikime të retikulitit që kanë prognozë të keqe.
Diagnoza
çrregullimet e funksionit të sektorit rumeno-retikular pa shkaqe dietike, konsiderohen të dhëna shumë rendësishme për vendosjen e diagnozës. Në analizat laboratorike në retikulo peritonitin akut, në atë kronik difuz apo të lokalizuar kemi leukocitozë neutrofilike. Gjat stazës ruminale kemi hipokloremi, hipokalcemi të shoqëruar me gjendje alkaloze. Dhimbja, pozicionet e ndryshme që merr kafsha në çrregullimet që vërehen në lëvizje, tkurrejet fibrike të muskujve si dhe në disa raste ndryshimet e treguesëve të përgjithme klinike janë shenja që na orientojnë për vendosjen e diagnozës së retikulo-peritonitit dhe ketozës.
Përdorimi I aparatit Kompost për zbulimin e metaleve duke e vendosur në sipërfaqe pas dhe poshtë artikulacionit scopulohumeral, ndihmon në vendosjen e diagnozës.
Mjekimi dhe masat parandaluese
Dy janë metodat që rekomandohen për mjekimin e kafshës me retikulo peritonit traumatic. Mjekimi konservativ me apo pa përdorimin e magnetit dhe rumenotomia. Mjekimi konservativ – imobilizimi i kafshës përdorimi i barnave antimikrobiale për të kontrolluar infeksionin. Futjen e magnetit për imobilizimin e trupit të huaj.
Terapia Konservative zgjatë 48-72 orë, nëse lopa e sëmurë fillon të hajë, ka lëvizje peristaltike të plëndësit dhe prodhimi fillon të rritet. Pritet përmirësimi i kafshës. Në të kundërtën lopa që nuk jep shenja të përmirësimit i nënshtroht rumenotomisë. Gjat numenotomisë palpimi i kujdeshëm i mukozës së retikulit është i indikuar për gjetjen e trupave të huaj të cilët mund të mbeten pjesësrisht apo plotësisht në retikul. Parandalimi arrihet përmes kujdesit dhe kontrollit të vazhdueshëm të ushqimit dhe ambientit ku mbahen kafshët.