Dukuria e kapjes dhe vrasjes se paligjshme te faunes se eger ne zonat e mbrojtura per motive te ndryshme dhe mos ndeshkimi i tyre prej me shume se 25 vitesh, i ka sjelle nje dem te madh ketyre zonave dhe ne veçanti popullatave te llojeve te rralle.
Krahas kesaj, kjo dukuri ka demtuar rende edhe imazhin turistik te vendit si shprehje e brutalitetit ndaj jetes se eger dhe e kompromisit te hapur per mos zbatimin e legjislacionit per mbrojtjen e natyres.
Ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta pikerisht per keto arsye po zhvillohen disa takime mbi gjuetine dhe kapjen e paligjshme te shpendeve.
Me iniciative te shoqates Albania Ornithological Society AOS dhe ne bashkepunim me AdZM Fier diten e djeshme eshte zhvilluar nje takim, me pjesemarrjen e perfaqesueseve nga Policia e Shtetit, Inspektoriatit, drejtori dhe specialiste te AdZM Fier, studiues dhe gjuetare te zones.
Ne kete takim diskutua mbi brakonazhin dhe perqendrimin e perpjekjeve te perbashketa per te luftuar kete fenomen dhe per te mbrojtur bukurite e zonave te mbrojtura dhe te specieve te ndryshme qe jetojne ne keto vende.