Reklame:

Ta Pastrojme Shqiperine – Green Line Albania vazhdon pergatitjet per 22 nentorin

Mos bëj sikur nuk i shikon, mbeturinat janë kudo në qytetin tënd. Vepro, angazhohu dhe pastro!
Keto jane thirrjet e mijera vullnetareve te Green Line Albania te cilet po organizohen per te 13 aksion kombetar te pastrimit.

Edhe 26 Ditë nga aksioni i madh Ta Pastrojmë Shqipërinë – 22 Nëntor 2019  ata bejne thirrje per sa me shume pjesemarrje nga te rinjte por edhe nga institucionet publike e private ne vendin tone.
Një histori unike dhe frymëzuese e cila flet sesi një grup të rinjsh u bashkuan për të organizuar aksionin më të madh qytetar në Shqipëri, Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë. Vullneti i tyre dhe vendosmëria për të mposhtur çdo paragjykim bëri të mundur aktivizimin e 147.000 pjesëmarrësve në aksionin e parë kombëtar Ta Pastrojmë Shqipërinë.
Më 22 Nëntor 2019 shikojmë me krenari sesi në 6 vitet e fundit Green Line Albania, me mbështetjen mijra vullnetarëve, qindra institucioneve qëndrore dhe vendore, organizatave ndërkombëtare, komuniteti të biznesit, trupit diplomatik, medias ja kanë dalë mbanë të angazhojnë mbi 1.600.000 vullenetarëve në 12 aksione të organizuara ndër vite.
2013 – 2019 sjellin një cikël përsëritës të datës 22 Nëntor.

Ne vazhdojmë të refuzojmë të jetojmë në vendin tonë të mbuluar nga mbeturinat.
Jemi të vetëdijshëm që Shqipëria ndotet çdo ditë nga të gjithë!
Jemi dëshmitarë për mos angazhimin e duhur të institucioneve përgjegjëse.
Mund të drejtojmë gishtit drejt çdo institucioni apo individi për të gjetur fajtorët, por ne kemi vendosur të japim shembullin tonë nëpërmjet aksioneve konkrete.
Ju bëjmë thirrje të gjithëve të bëheni pjesë e aksionit të vetëm KOMBËTAR!
Ta Pastrojmë Shqipërinë – 22 Nëntor nuk është më një ftesë por është një thirrje për këdo që e quan veten Shqipëtar!
Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë dhe Ta Mbajmë Pastër Çdo Dite!
Vendi ynë, fëmijët tanë, do të na mbeten përherë mirënjohës!

https://www.greenlinealbania.org/behu-vullnetar/rregjistrohu/#formulari