Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kesaj fundjave ka ushtruar nje sere kontrollesh në tregun e Bashkisë së Rrogozhinës dhe në subjektet apo individët që tregtojnë në ambiente të hapura, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe ndëshkimin e çdo kundravajtjeje ligjore që shkon në dëm të shëndetit dhe interesit të konsumatorëve.
Nga kontrollet e kryera nga Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë u konstatuan në kushtet e flagrancës 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:
Në subjektet/individët: I.D., A.D., D.C., A.V., me aktivitet “Tregtim mishi në ambjent të hapur” u konstatua se tregëtohej produkti mish në ambjente të hapura (rrugë) në mungesë të kushteve higjeno-sanitare, i pa vulosur dhe nuk shoqërohej me certifikatë veterinare therje.
Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese për këto subjekte/individë mori masat e përmbledhura si më poshtë:
a) Gjobë 150,000 lekë (për secilin subjekt) për tregtim të produktit mish në ambjente të hapura në mungesë të kushteve higjeno-sanitare (600,000 lekë në total),
b) Për tregtim të produktit mish pa vulë dhe të pashoqëruar me certifikatë veterinare therje u bllokua sasia prej 86 kg mish qingji dhe dele i konstatuar i pasigurt për konsum human.