Reklame:

Lakra e gjelber – Vlera te medha per organizmin. Ja si ta kultivoni!

Një prej perimeve më të shëndetshme të familjes së lakrave, me shumë vlera ushqyese, e cila nuk është e vështirë për t’u kultivuar dhe mund të kultivohet gjatë gjithë vitit në përputhje me rekomandimet.

Emri anglez i kësaj kulture është Savoy cabbage, kurse emri latinisht është Brassica oleraceavar. sabauda. Lakra e gjelbër është bimë dyvjeçare e familjes së lakrave Brassicaceae. Kjo bimë është më e qëndrueshme se lakra e zakonshme, sepse i duron më mirë temperaturat e larta dhe thatësinë, por edhe temperaturat e ulëta dhe akullin.

Prandaj është ideale për kultivim në kushtet tona. Gjethet janë me flluska dhe nuk janë të ngjitura fort njëra me tjetrën, prandaj koka e lakrës së gjelbër nuk është kaq e fortë si te lakra e zakonshme. Ngjyra e gjetheve lëviz nga e gjelbër e errët, siç janë në shumicën e rasteve gjethet e jashtme, deri në të gjelbër në të verdhë, siç janë ato në brendësi, gjethet më të reja. Ekzistojnë disa lloje të lakrës së gjelbër të cilat për shkak të pamjes së tyre interesante shërbejnë si bimë dekorative.

Kjo perime përmban shumë vitaminë C, kalium, është e pasur me proteina, kurse ka një vlerë shumë të ulët kalorie, që e dëshmon vlerën e saj të jashtëzakonshme biologjike ushqyese. Vetëm 70 gram lakër të gjelbër përmban rreth 33 kalori, 2,21 g proteina, 6,7 g karbohidrate, 1 g fibra dhe rreth 0,47 lipide.

Kushte në të cilat rritet

Temperatura
Në fazën e rozetës dhe kokrrës, lakra e gjelbër është më rezistente ndaj temperaturave të ulëta. Fara e mbjellë në lagështinë e nevojshme të tokës fillon të mugullojë në temperaturë 1-50C. Gjatë temperaturës optimale prej 200C, fara e lakrës së gjelbër mugëllon, kurse bima mbin për 5-6 ditë. Për rritjen vegjetative të bimës është optimale temperatura 15-200C, kurse rritja e bimës përfundon në temperaturë më të lartë se 250C. Kur kushtet bëhen të përshtatshme, zhvillimi vazhdon. Për formimin e kokës temperatura optimale është 15-180C.
Uji
Filizat e rinj duhet të ujiten rregullisht (çdo mbrëmje, nëse periudha është e thatë). Me kalimin e kohës, kur të bëhen më të fuqishëm dhe më rezistentë, ujitja zvogëlohet shkallë-shkallë.
Toka
Lakra e bardhë ka nevoja mjaft të larta për tokë cilësore dhe me humus. Lakra e gjelbër mund të rritet në çdo lloj toke, me kusht që të jetë e thellë, e strukturuar dhe të ketë kapacitet të mirë për ujë dhe ajër, me pH prej 6 deri në 6,4 përkatësisht tokë me aciditet të lehtë. Për prodhimin dhe mbjelljen pranverore, më e përshtatshme është toka e cila ka përbërje më të lehtë mekanike dhe që
ngrohet shpejt. Me kushte të mira të tokës dhe klimës dhe me përzgjedhje të llojeve përkatëse hibride, mund të prodhohet lakër e gjelbër e hershme edhe në hapësira të hapura.

Masat agroteknike
Rendi i bimës
Lakra e gjelbër bëhet mirë nëse mbillet dhe prodhohet pas vjeljes së kulturave bishtajore siç janë bizelja, fasulja, thjerrëza etj., pastaj kastraveci, patatja, drithërat, por edhe në livadhet natyrore dhe artificiale. Nuk është e përshtatshme për kultivim në monokulturë, domethënë se në të njëjtën sipërfaqe mund të mbillet pas 3 ose 4 vjetësh. Në këtë mënyrë anashkalohet theksueshëm
shfaqja e sëmundjeve të rrezikshme dhe e dëmtuesve, por në atë mënyrë rritet theksueshëm cilësia dhe prodhimi. Lakra e gjelbër është shumë e mirë si parakulturë për shumë kultura perimesh, sepse pas mbledhjes lë një maste të theksuar organike dhe truall me pak barëra të këqija, përkatësisht me pak fara të barërave të këqija. Në prodhimin intensiv në hapësirë të mbrojtur, lakra e gjelbër ka një renditje më të ngushtë sesa kulturat me të cilat zëvendësohet.
Përpunimi i tokës
Koha dhe mënyra e përpunimit të tokës varen nga koha e kultivimit të lakrës së gjelbër. Baza e përpunimit të tokës kryhet në periudhën vjeshtëdimër, menjëherë pas plehërimit bazë. Lërimi është me thellësi prej 30 cm. Brazda e lëruar lihet e pa prekur deri në pranverë, kur toka përgatitet për mbjelljen e fidanëve. Për afatet më të vonshme të mbjelljes, përpunimi kryhet në të ashtuquajturën një fazë, që lidhet me plehërimin, lërimin, kultivimin dhe nivelimin e sipërfaqes së tokës, që të mbushen gropat e sipërfaqes, në të cilat për një kohë më të gjatë do të qëndrojë uji i shiut. Qëllimi i përgatitjes së truallit për mbjellje të fidanit të lakrës së gjelbër është rrafshimi i truallit dhe mbledhja e strukturës së mirë në shtresë prej 8-10 cm.
Plehërimi
Gjatë përgatitjes së tokës, është e nevojshme të hidhet sa më tepër pleh i mirë humus prej stalle. Gjatë plehërimit bazë, gjithashtu nevojitet të shtohet edhe pleh NPK 12:11:18 + 3MgO ose një kombinim i ngjashëm i plehut kristalon. Ushqimi kryhet dy herë në javë, kurse nëse kultivimi është klasik në arë, atëherë është e nevojshme të kryhen tri ushqime gjatë kultivimit. Ushqimi ndalon kur madhësia e kokrrës së lakrës do t’i mbulojë radhët, Edhe në njërin rast edhe në tjetrin duhet të kihet parasysh të ndalohet ushqimi dhjetë ditë para mbledhjes.
Mbjellja e farës dhe filizave
Për prodhimin e hershëm pranveror, fara duhet të mbillet në leha të ngrohta, në sera gjatë nëntorit dhe dhjetorit, kurse pas 30 deri 35 ditësh mbillen filizat. Lakra e gjelbër mund të mbillet dhe kultivohet gjatë gjithë vitit, që varet nga lloji, por edhe nga gjatësia e vegjetimit. Mbillet në largësi për lloje të hershme prej 40 x 40 cm ose 50 x 50 cm, kurse për llojet mëdha në largësi prej 60 x 40 cm ose 65 x 50 cm.
Kujdesi për fidanishten
Derisa bima në fidanishte është e vogël, nevojitet ujitje e rregullt dhe heqje e plehrave të këqija. Kur bimët do të rriten, kanë masë të bujshme të gjelbër e cila deri në një masë e zvogëlon rritjen e barërave të këqija, por nëse kjo nuk është kështu dhe shfaqen dëm prej dëmtuesve, mbjellja mund të trajtohet me mjete mbrojtës.
Mbledhja
Lakra e gjelbër mblidhet me dorë, me prerjen e kokrrave dhe kjo zakonisht kur temperaturat do të bien nën zero. Sa më gjatë të jetë e pasqyruar lakra e gjelbër në të ftohtë aq më e ëmbël është. Por, kjo funksionon vetëm nën dritën e diellit. E njëjta nuk vlen për ruajtje në frigorifer. Të ardhurat e lakrës së gjelbër varen a është lakra e llojit të hershëm apo të vonshëm. Për llojet e hershme mund priten të ardhura prej 20 deri në 25 t/ha, kurse për të vonshmet nga 40 deri në 60 t/ha.