 Kjo bimë nuk mund të kultivohet në një vend për një periudhë më të gjatë kohore dhe prandaj bëhen pauza 4-5 vjeçare. Gjatë kësaj, duhet të kihet parasysh kultura e mëparshme pas vete të lërë një toke të pastër dhe të shkrifët.
Kjo bimë nuk mund të kultivohet në një vend për një periudhë më të gjatë kohore dhe prandaj bëhen pauza 4-5 vjeçare. Gjatë kësaj, duhet të kihet parasysh kultura e mëparshme pas vete të lërë një toke të pastër dhe të shkrifët.
Mëllaga e bardhë është bimë e cila rritet në rajone me klimë kontinentale dhe të ndryshueshme kontinentale. Sidomos rritet me sukses në rajone me klimë të butë dhe lagështi mesatare, por nuk është e ndjeshme edhe ndaj temperaturave të ulëta të dimrit.
Pa u dëmtuar, mëllaga e bardhë mund të durojë temperaturë edhe deri në +300C. Kjo bimë nuk jep prodhim të mirë në rajone me lartësi të madhe mbi nivelin e detit.
Baza e suksesit gjatë kultivimit të mëllagës së bardhë është përzgjedhja e mirë e tokës. Prodhimin më të madh e jep në toka të freskëta aluviale, lumishte, të zeza dhe në të gjitha llojet e tokave me strukturë fizike të përshtatshme. Mëllaga e bardhë nuk duhet të kultivohet në tokë ngjitëse që nuk e lëshon ujin dhe llojet e tjera të tokave të rënda.
Në toka të begatshme dhe pjellore jep të ardhura rekord, megjithatë më shpesh këto toka përdoren për kultivim të kulturave të kopshtarisë. Për kultivimin e mëllagës së bardhë zgjidhen parcela të cilat
përmbyten periodikisht sepse mund të qëndrojë 20-30 ditë nën ujë pa u dëmtuar. Me t’u tërhequr uji, kjo bimë vazhdon të zhvillohet normalisht.
 Kultivimi
Kultivimi 
Në një vend mëllaga e bardhë mbetet një deri në dy vjet. Ajo nuk duron të kultivohet në të njëjtin vend për një periudhë më të gjatë kohore.
Mënyra e tillë e kultivimit mund të çojë në shfaqjen e shumë sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve.
Renditja e mëllagës së bardhë duhet të jetë e tillë që në të njëjtën tokë kultura të kthehet pas 4-5 vjetësh.
Gjatë kësaj duhet pasur parasysh kultura e mëparshme të lërë një tokë të pastër dhe të shkrifët.
Përpunimit të tokës për mëllagën e bardhë duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë. Duke marrë parasysh rrënjën e saj të degëzuar, qëllimi thelbësor i përpunimit të tokës është të krijojë një shtresë të thellë të lërimit e cila do të mundësojë zhvillimin e saj pa pengesë. Gjatë përpunimit të tokës shkatërrohen edhe barërat e këqija, murrizat.
Toka për mëllagën e bardhë duhet të punohet në vjeshtën e hershme. Thellësia varet nga lloji i tokes, por megjithatë nuk duhet të jetë më e vogël se 30-40 cm. Nëse mëllaga e bardhë mbillet në vjeshtë, toka kultivohet, kurse nëse bima mbillet në pranverë, parcela e punuar lihet të dimërojë me brazda të hapura, kurse në pranverën e hershme përpunohet.
 Ekzistojnë disa mënyra për shumimin e mëllagës së bardhë.
Ekzistojnë disa mënyra për shumimin e mëllagës së bardhë.
Prej tyre më shpesh zbatohen këto dy mënyra:
1. Mbjellja e farave në parcelat prodhuese;
2. Prodhimi i fidanëve në leha të ftohta, kurse pastaj mbillen fidanët në vend të përhershëm.
Shumimi me mbjellje të drejtpërdrejtë është më i mirë dhe më ekonomik. Mbjellja kryhet në vjeshtën e vonshme, ose në fund të shkurtit. Pa dallim se a bëhet fjalë për mbjellje në vjeshtë apo në pranverë, parcela duhet të jetë e përgatitur mirë, kurse toka duhet të jetë e frezuar imët.
Gjatë mbjelljes lihet largësi prej 50 cm midis radhëve. Mbillet cekët, 1-2 cm, sepse fara është e imët. Për mbjellje të një hektari toke nevojiten 6-8 kg farë. Gjatë shumimit të mëllagës së bardhë sipas mënyrës së dytë, me ndihmë të leheve, mbjellja kryhet në radhë në largësi prej 15-20 cm. Për mbjellje në lehë prej 1m2 nevojitet 8-10 kg farë.
Nga mëllaga e bardhë përdoren rrënja, gjethja dhe lulja. Rrënja hiqet gjatë vitit të parë ose të dytë të kultivimit, kurse gjethet mblidhen 2-3 herë në vit. Lulja mblidhet gjatë vitit të parë dhe të dytë të kultivimit, kurse pastaj thahet në diell.
  Të ardhurat
Të ardhurat
Të ardhurat e mëllagës së bardhë varen nga masat agroteknike të ndërmarra. Nga një hektar mund të merren 1.200 deri në 2.000 kg rrënjë të thata, 500-600 kg gjethe dhe rreth 150 kg lule të mëllagës së bardhë.


