Reklame:

Si kultivohet Aronia?

Aronia nuk është kulturë e që kërkon kujdes të madh. Ajo nuk duhet të spërkatet dhe nuk ka kërkesa specifike në lidhje me tokën dhe klimën, kurse e duron thatësirën dhe temperaturat shumë të ulëta. Aronia është pemë me formë të rrumbullakët e cila më tepër ngjason me boronicën dhe prandaj e quajnë boronica siberiane. Ajo është bimë me formë të shkurres. Fruta e saj hahet, ka veprim shumë të dobishëm dhe mund të vilet edhe dy muaj pas pjekjes.

Aronia nuk ka nevojë të spërkatet sepse nuk mund të sëmuret apo te preket nga insektet. Aronia është kulturë e cila nuk përzgjedh shumë në lidhje me kushtet klimatike dhe të tokës. Ajo adaptohet edhe në klimë të thatë edhe në klimë të lagësht, por rezultatet më të mira i jep në rajone me lagështi mesatare të ajrit dhe tokës.

Gjatë dimrit pjesa mbitokësore duron temperatura nga -30 deri në -35 gradë celsius. Në kushtet tona rrallë ndodhin temperatura të tilla, prandaj parë në këtë aspekt, kjo kulturë është tërësisht e sigurt nga ngricat gjatë dimrit. Për zhvillim optimal të shkurreve gjatë vegjetacionit, është e nevojshme temperatura të jetë mbi 100C nga 120 deri ne 150 ditë pa shfaqje të ngricave.

Për kultivim me sukses të kësaj kulture dhe për arritje të të ardhurave optimale dhe cilësore, sasia e reshjeve gjatë periudhës së ngrohtë të vitit (në kushtet tona qershor-shtator) duhet të jetë mbi 200 deri 300mm, kurse në të kundërt duhet të sigurohen kushte për ujitje. Në raport me tokë, nuk është ndonjë përzgjedhës i madh, arrin të bëhet edhe në toka ranore por edhe në toka gline. Nuk janë të përshtatshme toka ndaluara dhe në këneta. Ujërat nëntokësore nuk duhet të jenë më të cekëta se 1,5 deri 2m.

Që të lehtësohet kultivimi i aronias, baza për shartim duhet të jetë e vjetër minimum tre vjet, sepse shartohet në lartësi prej 100 deri 120 cm. Për shkak të zhvillimit mjaft të ngadalshëm të kalemave, të cilët janë mjaft të shtrenjtë, më shpesh kultivohet në rrënjën e vet si shkurre dhe asaj mund t’i jepet formë me krasitje, që të mos lejohet rritje e madhe e kërcejve, që të sigurohet fotosinteza normale e të gjitha gjetheve dhe të sigurohet prodhim i mirë.

Përgatitja e tokës për mbjellje
Për mbjelljen e aronisë, toka duhet të lërohet thellë dhe të përpunohet mirë. Përpunimi në thellësi i tokës kryhet në dy mënyra: me rigolim (me ndihmë të rigolerit) ose me dredhje të thellë (me ndihmë të llojeve të ndryshme të makinerive për dredhje). Në disa lloje të tokave mjafton të bëhet dredhje ose vetërigolim, kurse te disa toka të tjera të forta, është e nevojshme të kryhet dredhje dhe pastaj rigolim. Tek të gjitha mënyrat e përpunimit të thellë të tokës, thelbësore është toka të jetë e ajrosur dhe e shkrifët mirë. Përpunimi i thellë i tokës ku do të ngrihet fidanishtja duhet të kryhet në thellësi nga 40 deri në 70 cm. Më shpesh, thellësia e përpunimit varet nga lloji i tokës dhe nga kushtet klimatike.

Dendësia e mbjelljes: skema Mbillet në vjeshtë, gjatë dimrit dhe pranverës së hershme, me kusht që toka të mos jetë e ngrirë dhe të mos ketë nisur vegjetimi. Më shpesh mbillen bimë njëvjeçare dhe dyvjeçare. Dendësia më e mirë për mbjellje, nëse vilet me dorë, është 3 x 1,5 m dhe në një hektar me këto dimensione mbillen 2.222 bimë. Nëse vilet me makineri, mbillet në largësi prej 4 x 1 m dhe në një hektar me këto dimensione mbillen 2.500 bimë.

Mbjellja e saktë
Madhësia e sistemit rrënjor është 20-30 cm, rekomandohet shkurtim i rrënjës dhe gjatësia e sistemit rrënjor të jetë 15-20 cm. Hapet një vrimë me dimensione minimale 40 x 40 x 40. Parapëlqehet të shtohet material organik ose plehra organike. Mbillet në thellësi në të cilën ka qenë në fidanishte
– thellësi prej 20 cm. Fidani mbulohet me kujdes me dhe të imët dhe të lagësht dhe shkelet rreth tij që të ketë kontakt më të mirë të rrënjës me tokën, kurse në këtë mënyrë të dalë edhe ajri. Nëse toka gjatë mbjelljes është e thatë, duhet të laget që të pengohet procesi i dehidrimit, sepse toka e thatë e thith ujin e rrënjës dhe kështu do të thahet bima para se të nisë të rritet.

Ujitja
Nuk ujitet kur ja diell të fortë. Pasdite vonë apo herët në mbrëmje është koha më e keqe për ujë.