Reklame:

Fermeret e Myzeqese perseri ne proteste, “Te zgjidhen problemet me bujqesine”

Fermeret e Myzeqese kane protestuar perseri per situaten e veshtire ne bujqesi ku nuk po arrijne te shesin produktet e tyre. Qindra fermere nga Lushnja, Fieri dhe Berati  jane grumbulluar serish ne Lushnje, kete here tek rrethrrotullimi i Savres ku kane protestuar ne menyre paqesore duke kerkuar nje zgjidhje per situaten e veshtire ne te cilen ndodhen.

Mos shitja e produkteve te tyre kete sezon i ka falimentuar nje pjese te mire te tyre ku sipas shoqates se Fermereve te Myzeqese jane rreth 50% e siperfaqeve te serave te cilat nuk do te mbillen per sezonin e ardhshem.

Ne menyre demostrative per te sensibilizuar qeverine per situaten e deshperuar ne te cilen ata ndodhen, fermeret kane hedhur domatet ne rruge.

Protesta e Fermereve 30 tetor 2019

Protesta e Fermereve ne Lushnje 30 tetor

Gepostet von Agronews.al am Mittwoch, 30. Oktober 2019

 

Krahas 5 kerkesave te meparshme ne kete proteste ata kane kerkuar edhe nje subvencion prej 50 000 leke per cdo dynym sere ne menyre qe fermeret ti mbjellin ato per sezonin e ardhshem.
Eduart Sharka nje prej nismetareve te shoqates “Fermeret e Myzeqese” dhe nje mbeshtetes i kauzave te fermereve deklaroi se:

“Sot kemi shtuar një kërkesë të gjashtë në protestë. Situata është shumë e rëndë. Sot u kërkua që qeveria të japë 50 mijë lek të reja për një dynym serë. Të paktën qeveria të subvencionojë mbjelljen e fidanëve. Skemat e konpensimit nuk kanë funksionuar asnjëherë. Fermerët kërkojnë që fondi i qeverisë ta japi direkt me faturën tatimore pas dorëzimit të mallit. Kështu fondi vjen direkt tek fermeri. Kështu do të dyfishoheshin fondet. Po kështu krizë kemi dëmtimet nga fatkeqësitë natyre. Pasi asnjë kompani nuk e  merre përsipër. Ne plehërojmë tokën pa ditur me çfarë. Duhet këshillim dhe shërbimi duhet të jetë falas. Ka mos përputhje të shkallë se TVSH që ka shkatërruar tregun. Kanë shitur produktet dhe nuk kanë marrë lekët. Duhet marrë përsipër shlyerjet. Protestat do të vazhdojnë dhe fermerët duan një ndryshim të skemës. 4.9 milion euro kërkohet. 2 mijë hektarë sera janë, prek qindra mijëra fermere dhe familjet e tyre.”

Fermeret kane deklaruar se do te vazhdojne perseri me protesta deri ne plotesimin e kerkesave te tyre.