Reklame:

Rritja e niveleve te detit kercenon miliona njerez

Sipas studiuesve, qindra miliona njerëz në të gjithë botën janë në rrezik të humbasin shtëpitë e tyre pasi qytete të tëra do të shkatërrohen si pasojë e rritjes së nivelit të deteve, gjatë tre dekadave të ardhshme. Një studim i ri, botuar të martën në revistën Nature Communications, zbuloi se ndërsa kriza e ndryshimeve klimatike intensifikohet, nivelet e detit në nivel global pritet të rriten midis 0.6 metra deri në 2.1 metra, dhe ndoshta më shumë.

Deri në vitin 2050, toka që është aktualisht shtëpi për rreth 300 milion njerëz do të bjerë nën lartësinë e përmbytjes mesatare vjetore bregdetare, që do të thotë se këta individë mund të përballen me përmbytje të mëdha të paktën një herë në vit.

“Rezultatet tregojnë se, po, shumë më tepër njerëz janë në tokë të prekshme nga rreziku i lartë i përmbytjeve, më shumë nga sa kemi menduar,” tha Benjamin Strauss, një nga bashkëautorët e studimit dhe CEO i organizatës jofitimprurëse ”Klima Qendrore”. Ai shtoi se këto rajone të prekura duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të shmangur “katastrofën e afërt ekonomike dhe njerëzore”.

Qytetet e tëra bregdetare mund të fshihen nëse nuk ekzistojnë mbrojtje të mjaftueshme ndaj katastrofave detare. Rreth 70% e njerëzve të cilët janë të rrezikuar ndaj përmbytjeve ndodhen kryesisht në tetë vende të Azisë, në Kinë, Bangladesh, Indi, Vietnam, Indonezi, Tajlandë, Filipine dhe Japoni, sipas studimit. Qytetet e tjera aziatike në rrezik përfshijnë kryeqytetin vietnamez Hanoi, kryeqytetin e Bangladeshit Dhaka dhe qytetin lindor indian Kolkata. E gjithë ana jugore e Vietnamit mund të përmbytet, sipas parashikimeve të organizatës së Klimës Qendore.

Nuk është vetëm Azia, por – sipas Klimës Qendrore, 19 vende të tjera, përfshirë këtu Brazilin dhe Britaninë e Madhe, mund të preken nga rritja e nivelit të detit deri në vitin 2100.

Sipas studimeve që ne kemi bërë, komunitetet bregdetare në të gjithë botën duhet të përgatiten për një të ardhme shumë më të vështirë sesa mund të parashikohet aktualisht,” paralajmëruan studiuesit.

Emergjenca klimatike vjen pasi akullnajat kanë filluar të shkrihen shpejt, nga Himalajet në Antarktidë. Raportet e mëparshme kishin parashikuar se niveli i detit mund të rritet me 0.9 metra, për të cilën studiuesit e Klimës Qendrore thonë tani ishte një vlerësim shumë konservator.

Tashmë jemi zhvendosur nga një botë në të cilën niveli i detit ishte i qëndrueshëm në atë në të cilin po rritet, dhe ai do të vazhdojë të rritet me dekada” tha Strauss për CNN.

Rritja e niveleve të detit kontribuon në temperaturat më të ngrohta globale, duke ndryshuar njëkohësisht dhe llojet e kulturave bujqësore që prodhohen, duke shkaktuar  mungesë ushqimi dhe ujë të pijshëm për miliona njerëz.