Reklame:

Bujqesia precize me perdorimin e droneve

Bujqësia me përdorimin e droneve mund të kategorizohet si bujqësi precize e cila gjithnjë dhe më shumë po bëhet aktuale dhe është një shprehi moderne me të cilën rritet efikasiteti i prodhimtarisë. Në botë po vendoset një praktikë e përdorimit të droneve në bujqësi.
Edhe pse kjo duket si fantastikë futuriste, dronet janë edhe një makineri e cila e ndihmon njeriun të arrijë te prodhimtaria më efikase dhe më efektive. Një numër i madh analistësh thonë se në të ardhmen dronet që do të përdoren në bujqësi do të jenë në numër më të madh dhe dronet do të bëhen mjet i nevojshëm për çdo bujk. Bujqësia me përdorimin e droneve mund të karakterizohet si bujqësi precize e cila po aktualizohet gjithnjë dhe më shumë.
Bujqësia precize është shprehi moderne e cila e zmadhon efikasitetin e prodhimtarisë. Me bujqësinë precize, bujqit punojnë më mirë, e jo me më shumë mund. Kultivuesit kanë mundësi fushat e mëdha me të mbjella t’i segmetojnë në më të vogla, kështu që mundësohet kontroll dhe menaxhim më i madh i bimëve.
Segmentimi në parcela më të vogla mundëson hedhje të tërësishme të preparateve aty ku është e nevojshme, kurse kështu zvogëlohet konsumi i preparateve.

Teknologjitë e tjera të cilat mund të përdoren si pjesë e bujqësisë precize janë:
1 Mapimi elektromagnetik i truallit;
2 Mbledhja e ekzemplarëve të truallit;
3 Mbledhja e të dhënave për të ardhurat e kulturave;
4 Xhirime nga ajri;
5 Harta me indeks të ngjyrës së kulturës apo tokës;
6 Lloje të truallit;
7 Karakteristika të truallit;
8 Niveli i ujitjes;
9 Të ardhurat potenciale.;
Secili prej këtyre shtresave gjeoreferenciale ndihmon gjatë ndarjes së një sipërfaqeje më të madhe në zona më të vogla të cilat mund të menaxhohen lehtë. Përdorimi i zonave më të vogla e zvogëlon tepricën e preparateve dhe mundit të harxhuar, kurse e zmadhon potencialin e prodhimit. Një shembull për praktikën e bujqësisë precize është evalvimi i variabilitetit natyror të truallit. Nëse trualli në një rajon të caktuar mban ujin, shumica e bimëve mund të mbillen më dendur dhe ujitja mund të jetë më racionale dhe më optimale. Gjithashtu nëse parcela përdoret për kullotje,
shumica e bagëtive mund të kullosë në truall me cilësi më të dobët.

DISA QËLLIME PËR DRONET NË BUJQËSI JANË:
1. Mbikëqyrje e shëndetit të të mbjellave në mes të sezonit (ose mbikëqyrje)
Aftësia të kontrollohen kulturat në progres prej lart me Dallim të Normalizuar të Indeksit Vegjetativ (Normalized Difference Vegetative Index – NDVI) ose me sendorë infra të kuq (near-infrared – NIR) është qëllimi i parë i përdorimit të droneve në bujqësi. Me skenimin me sensor të të rajonit zvogëlohet gabimi i njeriut në mbikëqyrjen tradicionale, por megjithatë është e rekomandueshme pas kontrollit të dhënat e marra nga droni rajonet për të cilat ka dyshime të vizitohen edhe fizikisht.

2. Mbikëqyrja e pajisjeve për ujitje
Që të menaxhohen shumë sisteme ujitëse është e komplikuar, sidomos për të pronat e mëdha të cilat kanë një numër të madh fushash në disa lokacione në shtet apo rajon. Pasi disa kultura të caktuara, si misri për shembull, arrijnë një lartësi të caktuar, kontrolli në mes të sezonit të tubave dhe spërkatëseve të cilat e dërgojnë sasinë e nevojshme të ujit mund të kontrollohen më lehtë dhe më shpejt me ndihmë të dronit.

3. Identifikimi i barit në mes të fushës
Me përdorim dhe procesimin e të dhënave nga sensori dhe fotot, krijohet një hartë e barit, me të cilën bujqit dhe agronomët e tyre mund ta dallojnë dhe shohin lehtë barin e keq me intensitet të lartë të proliferimit, prej bimëve të shëndetshme të cilat rriten përkrah tyre.

4. Normë e ndryshueshme e pjellshmërisë
Edhe pse fotografimi i tokës nga sateliti, së bashku me programin për marrjen e ekzemplarëve nga trualli me rrjetë tashmë të vendosur, janë më praktikë në pjesën e përcaktimit të sasisë së azotit, fosforit dhe kaliumit për aplikim në bujqësi, dronet kanë pjesën e vet. Dronet përdorin harta të bazuara në (NDVI) në sezon me qëllim që ta drejtojnë aplikimin e plehërave te misri dhe bimët e tjera. Me përdorim të hartave të nxjerra nga droni me Normë Variabile të Aplikimit (NVA) që të përcaktohet fuqia e marrjes së përbërjeve të ushqyeshme në një fushë, bujku mund të aplikojë sasi të zmadhuar në fushën problematike, sasi më të madhe në fushën me probleme mesatare dhe sasi më të vogël në fushën e shëndetshme, kurse kështu i zvogëlon edhe shpenzimet për plehërim.

5. Mbikëqyrja e tufave të bagëtive
Dronet përdoren edhe për kontroll të tufave të bagëtive, që të kontrollohet numri i tyre dhe aktiviteti i tyre në kufijtë e pronës. Dronet janë të dobishëm të përdoren sidomos gjatë natës kur shikimi i njeriut është më i dobët. Me mbikëqyrjen e këtyre faktorëve dhe me përdorimin e bujqësisë precize, bujqit mund të prodhojnë më tepër ushqim me një pjesë të çmimit dhe gjithashtu ta ruajnë truallin për një prodhimtari të qëndrueshme të ushqimit.

Bujqësia precize rezulton me prodhimtari stabile, e cila mundëson bashkësi të sigurt dhe të fuqishme.