Reklame:

Dioksidi i karbonit si ushqim shtese per bimet

Para pak kohe është zbuluar mundësia dhe po zbatohet në praktikë furnizimi i bimëve në fushë të hapur me sasi më të mëdha të dioksidit të karbonit. Përveç furnizimit me dioksid karboni bimëve u mundësohet edhe furnizim me elementë të tjerë makro dhe mikro të cilët i ka minerali i kalcitit.

DIOKSIDI I KARBONIT SI NXITËS I ZHVILLIMIT TË BIMËVE
Nëse parashtrohet pyetja pse dioksid karboni dhe prej kur përdoret ai si nxitës i zhvillimit të bimëve që kultivohen nga njerëzit? Vlen të përmendet se bimët me ndihmë të dritës së diellit duke përdorur ujin, dioksidin e karbonit, azotin dhe elementët minerale, në masën gjethore, si pjesë speciale e bimës në procesin e quajtur fotosintezë, krijojnë bashkime organike prej të cilave përbëhet e gjithë masa bimore. Ajo masë përbëhet nga 45% dioksid karboni, 45% oksigjen, 6 hidrogjen, 1,5% azot dhe pjesa tjetër janë makro dhe mikroelemente.

Në këtë proces çlirohet edhe oksigjen i cili është i nevojshëm për të gjithë jetën e gjallë. Zhvillimi i vetë fotosintezës varet nga më tepër faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Prej faktorëve të brendshëm rëndësi më të madhe ka struktura e gjethes, përmbajtja e klorofilit në të, shpejtësia e mbledhjes së prodhimeve të fotosintezës në kloroplaste, ndikimi i fermenteve dhe prania e përqendrimeve të elementëve të domosdoshëm të mineraleve.

Faktorët e jashtëm prej të cilëve varet intensiteti i fotosintezës janë sasia dhe cilësia e dritës e cila bie mbi gjethe, temperatura e mjedisit dhe përqendrimi i dioksidit të karbonit dhe oksigjenit në afërsi të masës së gjethes. Të gjithë këta faktorë janë në marrëdhënie të përgjithshme të përbashkëta me të cilat ndikohet mbi fotosintezë. Në lidhje me varësinë e ndërmjetme të sasisë dhe cilësisë së dritës dhe sasisë së dyoksidit të karbonit është vërtetuar se edhe pse ka dritë në sasi dhe cilësi të mjaftueshme, intensiteti i fotosintezës varet nga sasia e pamjaftueshme e dioksidit të karbonit, sepse ai në natyrë është i kufizuar dhe zë vetë 0,03% të sasisë së përgjithshme të gazrave.

Është vërtetuar se me rritjen e intensitetit të dritës dhe me zmadhimin e përqendrimit deri në 0,1% të dioksidit të karbonit nëse shoqërohen me temperaturën dhe lagështinë përkatëse zmadhohet intensiteti i fotosintezës përkatësisht shfrytëzohet përqindje më e madhe e dritës diellore dhe krijohet sasi më e madhe e prodhimit bimor.

Shfrytëzimi i dioksidit të karbonit si ushqim shtesë në kultivimin e kulturave të bimëve në hapësirë të mbyllur është një masë që zbatohet rregullisht në vendet e zhvilluara dhe është tërësisht e arsyetuar sepse shoqërohet me sasi të zmadhuara, cilësi dhe rezistencë të zmadhuar të bimëve.

Në raste të ndryshme zbatohen burime të ndryshme të dyoksidit të karbonit. Diku përdoren gazra prej djegies në industri ose objekte të tjera me pastrim të tyre dhe magazinim në rezervuare prej nga në sasisë dhe kohën e duhur transportohen në serë apo në oranzheri.

Në vende të tjera përdoret dioksid karboni i lëngët ose në gjendje të ngurtë. Prej para pak kohe është zbuluar mundësia dhe po zbatohet në praktikë furnizimi i bimëve në fushë të hapur me sasi më të mëdha të dioksidit të karbonit. Për këtë qëllim përdoret minerali kalcit i cili i ka këta elementë dhe bashkime kimike: 77,9% karbonat kalciumi, 7,4% dioksid siliciumi, 8 ,7% karbonat magneze, 0,2% oksid kalciumi, 0,02 fosfot, 0,03 natrium, 7418 mg/kg hekur, 6347 mg/kg alumin, 278 mg/kg trioksid sulfuri, 804 mg/kg stroncium, 174 mg/kg barium , 172 mg/kg mangan dhe 10 mg/kg xing.

Ky mineral me procedura të veçanta thërrmohet në grimca aq të imëta të cilat kryesisht përbëhen nga karbonat kalciumi dhe mund të futen në hapjet e porreve të gjethes ku me bashkimet kimike që krijohen në procesin e fotosintezës futen në reaksion të ndërmjetëm duke u çliruar kështu dioksid karboni pikërisht në hapësirën ku mund të shfrytëzohet kështu që bima përveç atij që merr nga atmosfera e ka dhe këtë me çka është siguruar një prej kushteve më të rëndësishme për rritje, zhvillim dhe prodhim, kurse ky është furnizimi me sasinë maksimale të dioksidit të karbonit mungesa e të cilit ndikon keq në zhvillimin e bimëve.

Përveç furnizimit me dioksid karboni të bimëve atyre u mundësohet dhe furnizim me elementë të tjerë makro dhe mikro të cilët gjendet në mineralin e kalcitit. Prodhimi është vepër shkencës dhe industrisë gjermane dhe shitet me emrin LITOVIT (LITHOvit) si pleh foliar (gjethor). Ky sot ka shumë emra të ndryshëm, gjithçka varet nga qëllimi i përdorimit dhe çfarë i është shtuar ose ku është përpunuar komponenti kryesor.