Reklame:

Djegiet nga dielli te bimet

Djegiet nga dielli janë dëmtime serioze të shkaktuara nga rrezatimi i diellit dhe shkakton humbje të mëdha ekonomike te frutat, perimet dhe bimët zbukuruese. Shfaqja e djegieve prej diellit apo e a.q. nekroza e diellit, ndodh kur teprica e rrezatimit diellor (rrezatimi UV) shndërrohet në energji ngrohëse dhe shkakton temperaturë të lartë në sipërfaqen e bimës.

Kur temperatura sipërfaqësore do të arrijë 52 0C, ndodh vdekja prej të nxehtit e qelizave, e cila pasohet me shfaqjen e nekrozës, përkatësisht djegies. Gjithashtu, mund të shfaqet edhe një lloj tjetër i djegieve, të cilat quhen edhe errësime, kurse shfaqen si rezultat i kombinimit të temperaturës së lartë sipërfaqësore te bimët (nga 46 deri në 49 0C) dhe rrezatimi i lartë diellor (rrezatimi UV).

Në këtë rast nuk ndodh vdekja e qelizave, por ndodhin ndryshime në pigmentim, kështu që bima merr zakonisht ngjyrë të verdhë ose kafe. Temperatura e lartë dhe rrezatimi UV janë faktorë për stres dhe te bimët shkaktojnë formim të radikaleve të lira të oksigjenit dhe radikaleve të tjera kimike.

Këto radikale i shkatërrojnë membranat e qelizave nëpërmjet oksidimi (stresi prej oksidimit) që pason me vdekjen e qelizës. Ndaj këtij stresi oksidues bimët reagojnë me formimin e antioksiduesve, të cilët i eliminojnë radikalet e lira të oksigjenit dhe radikalet kimike, me qëllim që ta ndalojnë shkatërrimin e membranave të qelizave.

Antioksiuesit më të rëndësishëm në bimë janë α-tokoferol (Vitaminë E), acidi askorbin (Vitaminë C),bashkimet karotenoide dhe fenole. Midis këtyre bashkimeve kimike, α-tokoferoli është antioksiduesi natyror më efikas. Domethënë, 1 molekulë e α-tokoferol mund të deaktivizojë edhe deri në 220 molekule prej radikaleve të lira.