Reklame:

Kopshti artificial me uje ne Japoni fiton çmimin Obel, me vlere 100,000 euro

Art Biotop Water Garden, një peizazh artificial nga Junya Ishigami pranë Maleve Nasu në Japoni, ka marrë çmimin Obel të këtij viti.

Çmimi i ri ndërkombëtar me vlerë prej 100,000 eurosh (86,000 paund), e bën atë një nga çmimet me vlerë më të lartë të dhëna për projektet arkitekturore, nga Fondacioni Henrik Frode Obel. Ky çmim do t’i jepet gjithmonë një projekti i cili është ndërtuar brenda pesë viteve të fundit dhe që ofron zgjidhje për disa prej problemeve më urgjente. Kopshti me Ujë i arkitektit japonez Ishigami, u zgjodh nga juria sepse ato u vlerësua si një prej ndërhyrjeve të njeriut në të mirë të mjedisit dhe jo që ndikon negativisht në shkatërrimin apo dëmtimin e tij.

Kopshti ujor është formuar nga 318 pemë të mbjella rreth 160 pellgjeve të vogla ujore. Këto pellgje, janë edhe habitate në miniaturë për bimët ujore dhe kafshët.

Gjethet e pemëve dhe qielli pasqyrohen në sipërfaqen e këtyre pellgjeve të cilët janë të rrethuar nga një qilim bari dhe nga disa gurë të sheshtë të cilët u tregojnë vizitorëve rrugën që duhet të ndjekin.

Sipas jurisë, ky është një ndër projektet më të mira që tregon se si ne, njerëzit mund të bashkëveprojmë në harmoni të plotë me natyrën dhe të mos e shkatërrojmë atë vazhdimisht. Fillimisht kur u krijua, ai u mendua si një mozaik që do t’u shërbente artisëve të ndryshëm për meditim, por tani është i hapur edhe për ture të ndryshme turistësh të cilët i rezervojnë ato paraprakisht.

Përveç çmimit Obel, ky Fondacion ofron edhe grante për studentët e arkitekturës dhe organizon gjithashtu edhe një simpozium vjetor. Ky Fondacion, me qendër në Danimarkë, u themelua në kujtim të biznesmenit Henrik Frode Obel.

Arkitekti Ishigami, i cili themeloi Junya Ishigami dhe Associates në 2004, është gjithashtu edhe projektuesi i Serpentine Pavilion në Londër.