Reklame:

Kultivimi i patates – Duhet pasur kujdes me faren

Patatja është kulturë e cila kultivohet edhe në vend të hapur edhe në vend të mbrojtur- sera ku shumë herët kultivohet i freskët për shitje. Për shkak se patatja është kulturë mjaft e përshtatshme, kërkon dhe punim të thellë, depërtues dhe të lehtë.
Që të mundësohet rritje dhe rendiment i mirë, gjatë gjithë vegjetacionit, paraprakisht duhet të bëhet analizë agrokimike e tokës dhe në bazë të analizës mund të kontribuohet në uljen e shpenzimeve, mbrojtjes, plehrave, ujitjes etj.

Toka më e përshtatshme duhet të ketë reagim acidit të dobët ose pH 5,5 –6,5. Patatja filiza nxjerr në temperaturë prej 7-100C. Ndryshimet në prezencën e lagështisë së tokës rezultojnë me deformime të zhardhokut. Për ndryshe, materiali faror është mjaft i shtrenjtë dhe çdo herë duhet të furnizohet material faror me deklaratë dhe nga distributorë që janë të regjistruar për këtë punë. Materiali faror duhet të jetë në përputhje me normat e Ligjit për farerat.

KUSHTE OPTIMALE
Parametra të cilat duhet të respektohen gjatë kushteve optimale për kultivimin e patates:
-Thellësia në raport me tokën është 50 – 60 cm, për shkak se pjesa më e madhe e rrënjës gjendet në atë thellësi. Struktura e tokës duhet të jetë si pluhur, ranore, përshkueshmëria e tokës duhet të jetë e lartë, sepse tokat e rënda dhe kompakte e pengojnë zhvillimin normal të zhardhokëve dhe humbet cilësia. pH vlera duhet të jetë prej 6 deri në 6,5. Në toka neutrale dhe alkaline ka rrezik më të madh nga shkaktarë të sëmundjeve, si për shembull tokë e varfër dhe sipërfaqja duhet të jetë e pasur me materie organike.

-Temperatura gjatë nxjerrjes së filizave është prej 14 deri në 160C, ndërsa temperatura optimale është prej 18 deri në 200C. Maksimumi biologjik i temperaturës është mbi 300C dhe temperaturat më të larta ndikojnë në mënyrë jo të volitshme mbi rritjen e vegjetacionit.

-Sa i përket kultivimit të patates së re, duhen evituar rajone ku ekziston rreziku nga acare të vonshme gjatë stinës së pranverës.

MBJELLJA
Gjatë mbmbjelljes, distanca varet nga disa faktorë:
-Madhësia e zhardhokëve
-Procesi i mekanizuar i përpunimit
-Mekanizimi në dispozicion
-Gjatësia e vegjetacionit

Distanca ndërmjet radhëve duhet të jetë 50 – 60 cm ( për përpunim me dorë) dhe 70 – 80 cm për përpunim me makineri. Distanca nga zhardhoku në zhardhok duhet të jetë 30 – 4 0 cm. Mbjellja bëhet prej 5 – 6cm, që varet nga struktura e dheut. Prerja e patates gjatë mbjelljes nuk rekomandohet sepse ekzistojnë kushte për zhvillim të më tepër sëmundjeve fungale.
Ushqimi i patates  plehu varet nga faza e zhvillimit.
Për shembull, nevoja për kalium është e madhe në fillim të vegjetacionit ndërsa ulet gjatë fazës së lulëzimit. Azoti e përshpejton vegjetacionin dhe ndikon në formimin e zhardhokëve më të mëdhenj si rrjedhojë edhe në rendiment më të madh.

PLEHRA MINERALE
Nga plehra minerale më të volitshme janë kombinacionet NPK 8-16-24, 10-30-20, 15-15-15. Mungesa e elementëve mikro dhe makro, përcaktohet me anë të analizën agrokimike, por edhe sipas njohjes së simptomave të gjetheve dhe masës së gjetheve. Rendimenti i patates lëviz prej 10 deri në 13t/hektar.

VLERAT USHQYESE TË PATATES
Patatja është e pasur me element ushqyes dhe përdoret për ditë në dietën e njeriut dhe në industrinë e përpunimit të ushqimit si i ngrirë, patatina, niseshte dhe produkte të tjera. Origjinën e ka nga Amerika Jugore. Patatja përmban 75% ujë, 17-20% niseshte, 2% bashkëdyzime të azotit, 2,5% pektine, acid të mollës, limonit dhe verës. Nga mineralet më tepër është e pasur me kalium.