Diten e sotme në sallën e këshillit Bashkiak Lushje u zhvillua takimi i “Këshillit Vendor për Sigurinë Publike”, krijimi i të cilit bazohet në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, me mbështetjen e OSBE-së.
“Këshilli Vendor për Sigurinë Publike” ka zhvilluar mbledhjen e tij te dyte qe nga krijimi vitin e shkuar. Ky keshill ka si qëllim vënien në lëvizje të të gjithë aktorëve vendorë për të trajtuar së bashku çështjet që lidhen me kriminalitetin, dhunën në familje dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë publike.
Të pranishëm në këtë takim ishin Nënkryetari i Bashkisë z.Gentian Nushi, Shefi i Komisariatit Lushnje z.Elton Papa, Nëndrejtori i Policisë së Qarkut Fier z.Arjan Kurti, Përfaqësuesi i OSBE-së z.Enri Hide, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.
Në fokus të takimit ishte çështja për parandalimin dhe kundërshtimin e kriminalitetit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Nëpërmjet këtij Këshilli do të bëhet i mundur identifikimi i cdo sfide të komunitetit vendor.
Në takim u dhanë porosi të reja në mënyrë që çdo problematikë e shfaqur të marrë zgjidhjen e menjëhershme me qëllimin e vetëm rritjen e sigurisë së komunitetit.
Mirëfunksionimi i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP) dhe forcimi i bashkëpunimit me të gjithë aktorët institucionalë të vijës së parë, që ulen në këte këshill, do të mundësoj në kohë reale identifikimin, trajtimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave që rrezikojne ose cënojë sigurinë e komunitetit dhe jo vetëm.