Organizatorët e Kupës së Botës së kuajve në kërcim në Helsinki janë duke përdorur jashtëqitjet e kuajve që garojnë për të siguruar energjinë elektrike gjatë evenimentit por edhe për të ngrohur shtëpitë e kryeqytetit finlandez.
Federata Ndërkombëtare e Kalorësve (FEI) shpreson që me këtë gjë të tregojnë edhe se si evenimentet sportive mund të kenë një rol në mbështetjen e qëndrueshmërisë. Hera e parë që jashtëqitjet e kalit janë përdorur për të ngrohur këtë eveniment në Helsinki ka qenë në vitin 2017 dhe 2018, kur u mblodhën rreth 112 ton jashtëqitje nga 235 kuaj dhe u përdorën për të prodhuar 168 megavat energji elektrike.
Kaq ishte mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë nevojën energjetike të evenimentit 4-ditor si dhe për të ngrohur 26 shtëpi të vogla në Helsinki për plot 1 muaj.
Përbërja që shërben për të prodhuar energjinë elektrike në këtë lloj forme e që ka si ingredient kryesor jashtëqitjen e kuajve më pas transportohet drejt një centrali elektrik ku përdoret për të prodhuar elektricitet. Në evenimentin e këtij viti projektohet të prodhohen rreth 135 tonelata.