Reklame:

Pasoja qe shkakton ne ekonomine bujqesore mungesa e pjalmuesve

Humbjet masive të numrit të bimëve dhe kafshëve janë në proces. Studiuesit i kanë raportuar ato prej shumë kohësh, ndonëse nuk kanë tërhequr vëmendje. Por një nga këto studime është bërë tituj në të gjithë botën: zhdukja në rezervatet natyrorë të Gjermanisë Veri-Perëndimore e tre të katërtave të biomasës së insekteve fluturuese!

Studimi “Krefeld”, punë e studiuesve vullnetarë

I njohur si “studimi Krefeld”, hulumtimi u botua nën mbikëqyrjen e ekologut Caspar Hallmann të Universitetit Radboud në Hollandë, dhe bazohet në të dhënat e biologut Martin Sorg dhe kolegëve të tij nga Shoqata Entomologjike e qytetit Krefeld në Vestfali.

Në vitin 2013, këta studiues vullnetarë patën raportuar rezultatet e para të punës së filluar që në vitin 1989, kur ato vendosën në shumë site në Vestfali dhe gjetkë, “Kurthet e Sëmundjes”.

Të projektuara nga entomologu suedez René Malaise, i cili vdiq në 1978, këto lloj çadrash janë ndërtuar në atë mënyrë që insektet të hyjnë përmes një hapjeje, të tërhequr nga drita dhe që aty të përfundojnë në një enë me alkool. Këto kurthe tërheqin mizat, mushkonjat, bletët, fluturat dhe të gjitha insektet fluturuese.

Me anë të kësaj mënyre entomologët e Krefeld patën mundësi të studiojnë popullatën e një lloji ështu edhe biodiversitetin e insekteve. Hulumtimet para studimit të Krefeld u përqëndruan në shumëllojshmërinë e specieve, përqendrimin dhe zhvillimin e disa prej tyre, për të përcaktuar nëse ata ishin në rrezik dhe çfarë mund të bëhej për t’i mbrojtur ata.

Të dhëna të tilla shpesh mungojnë. Por numri i tyre është shumë i rëndësishëm duke ditur që për shembull 70% e lakuriqëve dhe 60% e zogjve hanë insekte, dhe që insektet polenizojnë gati 90% të bimëve lulëzuese në botë, përfshirë 75% kultuarave të rëndësishme bujqësore. Po ashtu është bërë një vlerësim i vlerës monetare që ka pjalmimi i kryer nga insektet: i përllogaritur midis 235 dhe 577 miliardë euro në vit.

Ndonëse nuk ishte planifikuar kur nisi, studimi Krefeld është i pari që filloi të plotësojë këtë boshllëk, falë të dhënave të tij mbi biomasën totale të insekteve.

Për më tepër, para tij, pak kërkime kanë shfrytëzuar të dhëna të mbledhura për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet, në një kohë që ai përfshin një periudhë prej 27 vitesh. Rezultatet e tij janë alarmante në dy aspekte: së pari, ata tregojnë kolaps të konsiderueshëm të biomasës totale të insekteve fluturuese; dhe më e rëndësishmja vëzhgimet janë bërë në rezervatet natyrore, zona ku supozohet se natyra është e mbrojtur!

Dihej që gjatë dekadave të fundit në Gjermani, popullsia e insekteve ka rënë më shumë sesa ajo e bimëve apo zogjve. Sidoqoftë, rënia e theksuar nga studimi Krefeld është shumë më e madhe sesa mendohej: biomasa e insekteve fluturuese është ulur me 76% , dhe madje 82% gjatë muajve të verës, sezoni kur insektet e rritura janë më aktive.

Për shembull, në Rezervatin Natyror Orbroicher Bruch afër Krefeld, sasia e insekteve të mbledhura në dymbëdhjetë muaj ka rënë nga 1.5 kilogram në 1989 në më pak se 300 gram në 2013!

Monitorimet klasike, listat e kuqe

Pse nuk ka alarmuar sistemi tradicional i monitorimit rënien e popullsisë së insekteve? Sepse nuk është krijuar për këtë qëllim. Ai është krijuar për të hartuar listat e kuqe, të cilat identifikojnë bimët dhe kafshët e kërcënuara nga zhdukja. Rezultatet e tyre përmblidhen në etiketat “në rënie”, “rritje” ose “të qëndrueshme”, sipas kritereve standarde.

Aktualisht ata japin tendencat afatgjata të popullsisë prej 7,444 specie insektesh në një periudhë deri në 150 vjet. Rezultati i tyre tregon se për 44% të këtyre specieve popullata e tyre po ulet, 41% kanë mbetur të qëndrueshme dhe vetëm 2% janë rritur. Nëse përmbledhim trendet afatshkurtra dhe afatgjata në Gjermani sipas listave të kuqe, 42% e specieve të insekteve duhet të konsiderohen të rrezikuara.

Një gjë është e qartë: pavarësisht nga mangësitë e tyre, listat e kuqe do të mbeten instrumenti kryesor për vlerësimin e kërcënimeve për mbijetesën e specieve, për sa kohë që nuk ka studime të mjaftueshme bazuar në vëzhgimet për secilën specie. Por të dhënat janë aty. Ekipi i ekologut Jan Christian Habel, nga Universiteti Teknik i Mynihut, bazuar në burime historike që datojnë nga 1840 dhe në vëzhgimet e bëra deri në 2013 ka treguar se evolucioni i komuniteteve të fluturave në një kodër rreth Regensburg, pra për gati dy shekuj ka ndryshuar shumë: numri i specieve ka rënë nga 117 në vetëm 71.

Arsyet dhe pasojat e zhdukjes së insekteve

Pse zhduken insektet? Ende është e vështirë të analizohen ndryshimet në sisteme aq komplekse sa peizazhet tona, të ndërvarur mes njerëzimit dhe natyrës. Entomologët e Krefeldit kanë dhënë disa shpjegime natyrale të mundshme: evolucioni i reshjeve, temperaturës dhe mbulesës bimore. Por ata nuk janë marrë me rolin e përdorimit të tokës, pesticideve dhe plehrave.

Por IPBES, një Platformë Ndërqeveritare për Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit ka zhvilluar kërkime për të nxjerrë në pah faktorët e rrezikut duke përpiluar mijëra botime shkencore.

Një grup ndërkombëtar me afro 100 ekspertë, të mbështetur nga qindra ekspertë të tjerë nga institucione kërkimore, kompani private dhe organizata joqeveritare, kanë analizuar njohuritë mbi pllenimin dhe prodhimin e ushqimit për të sugjeruar se si të përmirësohet situata e polenizuesve dhe insekteve. Sipas raportit të tyre të botuar në vitin 2016, një numër i madh studimesh në terren tregojnë se bujqësia intensive kërcënon numrin, diversitetin dhe shëndetin e insekteve, dhe për këtë arsye aftësinë e tyre për të polenizuar.

Në hapësirat e Evropës Qendrore, bujqësia ka pasur gjithmonë ndikim të konsiderueshëm në natyrorë. Shumë specie shtazore dhe bimore janë përshtatur me peizazhet; disa janë zhvilluar atje falë bujqësisë e pylltarisë. Por kur përdorimi i tokës ndryshon, qoftë nga intensifikimi ose nga braktisja, diversiteti i peizazheve në fjalë zvogëlohet. Kur barërat e egra hiqen sistematikisht, nënkuptojnë se vetëm disa lloje të insekteve mund të mbijetojnë.

Kositja e shpeshtë dhe intensive dhe lërimi i përsëritur gjithashtu ndikojnë në botën e kafshëve. Gjithnjë e më shumë habitate janë shkatërruar nga urbanizimi dhe ndërtimi i rrugëve. Të akuzuar të tjerë: inputet kimike. Pesticidet dhe molekulat që dalin nga degradimi i tyre grumbullohen në ajër, tokë dhe ujë. Rezultati: zhdukje masive e insekteve. Nuk duhet të harrohen faktorët bio-logjikë, sëmundjet e insekteve gjithashtu luajnë një rol. Bletët për shembull, nganjëherë infektohen me parazitë të njohur si marimangat varroa. Ndryshimi i klimës gjithashtu pritet të bëhet një problem gjithnjë e më serioz, por që nuk është i lehtë për t’u analizuar.

Ndërhyrjet për të minimizuar dëmet

Përkundër kërcënimeve ndaj insekteve është krejt e qartë se sa urgjente është nevoja për të ndërhyrë. IPBES ka rekomanduar një strategji për përmirësimin e kushteve të jetesës së pjalmuesve dhe shumë insekteve të tjerë, duke synuar kështu garantimin e prodhimit ushqimor. Lista shkon nga masat e menjëhershme të zvogëlimit të rrezikut (të tilla si ndalimi i disa inputeve sintetike) deri te proceset gjithëpërfshirëse dhe afatgjata të përdorimit të tokës.

Për shembull, prania e brezave të lulëzuar përgjatë tokave të kultivuara për të siguruar nektar për insektet, ose promovimi i metodave të larmishme të kultivimit për të zvogëluar abuzimin me monokultura. Bujqësia, pylltaria, peizazhi e planifikimi mjedisor janë edhe shansi për mbrojtjen e insekteve. Deri edhe mënyra se si ne menaxhojmë ballkonet dhe kopshtet tona ka ndikim.

Në vend që të mbjellim bimë ekzotike me origjinë të largët, duhet të kuptojmë se bimët evropiane sigurojnë më shumë nektar për bletët. Nëse, në kopshtin tuaj, ju bëni zgjedhjen të lini hithrat dhe “barërat e këqija” po u jepni fluturave një shans për tu riprodhuar.

Dhe mbi të gjitha, më në fund duhet të pyesin veten nëse vërtet ka nevojë për aq shumë pesticide sintetike. Kjo nuk është një këshillë vetëm për fermerët ose aktorët e tjerë të bujqësisë e pylltarisë. Të gjithë mund të kontribuojnë në parandalimin e kërcënimit me të cilin përballen insektet.