Prania e një përmbajtje të tillë me vitamina komplekse, minerale dhe prania e karbohidrateve të fermentueshme lehtë në përbërjen e masës se gjetheve halore ose miellit të saj (masë gjethesh me degë deri në 20 cm të gjata dhe me diametër 1 cm e tharë dhe e bluar) pasqyron në mënyrë të volitshme gjendjen fiziologjike të kafshëve, duke rritur produktivitetin e tyre dhe përmirësimin e tyre të riprodhimit.
Ushqimi i bagëtive me masë gjethesh halore (degë me gjethe jo më të gjera se 1 cm dhe jo më të gjata se 20 cm) prej bimëve halore (pisha e zeze dhe e bardhë, bredhi, etj.) nuk është punë e re tek ne, por mund të thuhet se është harruar. Qysh në shekullin e 17-të masa e gjetheve halore është përdorur si mjet shërimi dhe stimulimi në ushqimin e bagëtisë së madhe dhe të imët. Gjethet dhe degët e bimëve halore janë burim i rëndësishëm, por deri më tani burim natyror i papërdorur (ose pamjaftueshëm) i vitaminave dhe mineraleve në ushqimin e bagëtisë.
Degët dhe gjethet e bimëve halore mund dhe duhet të përdoren ekskluzivisht në periudhën e dimrit, domethënë në periudhën e vegjetacionit të tyre kur është mbledhur sasia më e madhe e vitaminave, mineraleve dhe materieve të tjera ushqyese dhe përshtatet me periudhën në të cilën kafshët kanë nevojë të domosdoshmëri për ato. Përveç asaj që përdoren në kohë të duhur, ato janë ekonomikisht më të pranueshme për shkak se janë dhuratë nga natyra që vetëm duhet të mblidhen nga vendet e prerjes apo krasitjes.1 kg i lëndës së thatë të gjetheve të bredhit apo pishës përmban mesatarisht 350-360 mg karoten, 3000 mg vitaminë C, 350-360 mg vitaminë E, 12-20 vitamin K mg, vitaminë B1 8-19 mg, B2 10-11mg, B 3 16-28 mg, B6 1-1,2 mg, 0.6 – 0.15mg vitaminë H, vitamina P2 180-3110 mg dhe vitaminë PP 142-290 mg.
Përveç vitaminave, gjethet dhe degët përmbajnë mikroelementet si vijon: hekur (Fe) 150-180 mg, mangan (Mn) 320 mg, kobalt (Co) 10 mg, bakër, magnez, zink etj. Prania e përmbajtjes së tillë komplekse me vitamina, minerale dhe karbohidrate të fermentueshme lehtë në përbërjen e masës së gjetheve halore ose miellit prej saj (masës së tharë dhe të bluar me degët deri në 20 cm të gjata dhe 1 cm diametër) pasqyron në mënyrë të volitshme gjendjen fiziologjike të kafshëve duke rritur produktivitetin e tyre dhe përmirësimin e riprodhimit të tyre.
Në fillim te kafshët e rreja të majme jo më të rënda se 300 kg, fillohet duke i dhënë nga 1 kg, nga mesi 1.5 kg dhe në fund të rritjes 2 kg të masës së freskët të fletëve halore. Për të plotësuar mungesën e karotenës – provitamina A në lopët, si pjesë përbërëse e koncentratit për ushqim mund të shtohet 3.5- 5 kg masë gjethesh halore e freskët e grimcuar apo e bluar në miell.
Masa e gjetheve halore të freskët e grimcuar apo e bluar, deleve mund t’u jepet deri në 200 g në ditë, për derrave 1-2 gram për kg të peshës së gjallë, e pulave deri në 5%, dhe zogave deri në 3% të sasisë së koncentratit.
Është vërtetuar se në ushqimin e përditshëm të lopëve dhe mëshqerrave në periudhën e dimrit me 1,5-2 kg masë gjethesh halore t ë g rimcuara s i p jesë p ërbërëse e vaktit të përditshëm nuk janë vërejtur rëndime në punën e organeve të tretjes, nuk ka pasur nënshtrime ndaj aborteve dhe sëmundjeve gjinekologjike, është ulur steriliteti, ndërsa viçat e lindur ishin të aftë për jetë dhe më pak të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Si e rëndësishme duhet të përmendet se masa e gjetheve halore e mbledhur mund të ruhet për një kohë më të gjatë apo më të shkurtë, e cila gjatë temperaturave më të ulëta qëndron më e freskët pa asnjë humbje të përbërjes.
Ajo gjithashtu përbën një komponentë të shkëlqyer për silazh dhe shkon në 5% e përbërjes së masës së silazhit, me çka liron disa përbërës negativ prej vetes, njëkohësisht duke dhënë aromë të veçantë dhe duke shërbyer si një konservues i mirë. Duhet ditur se gjatë përdorimit të masës së fletëve halore, për shkak të pranisë së sasive të vogla të rrëshirës dhe materive helmuese në përbërjen e saj, në çdo tre javë të përdorimit duhet të bëhet pushim prej tre ditësh.
Që të mos bëhen pushime shumë ditore në përdorimin e masës së freskët të fletëve halore, ajo duhet duhet të lirohet krejtësisht nga këta përbërës. Për ta arritur këtë, masa e freskët e fletëve duhet të trajtohet me ujë të nxehtë apo të thahet në mënyrë të duhur dhe të bluhet në miell apo të formohet në fishekë me përbërjen si vijon: 38.8% masë flete me degë pishe, 56.1% kashtë, 8.3% koncentrate dhe 1.8% ure (karbamid).
ANËT POZITIVE TË MASËS SË GJETHEVE HALORE DHE ÇAJIT
Me përvojën e prodhimeve është vërtetuar se pas 10 ditësh të fillimit të ushqimit të lopëve me 4-5 kg masë flete halore si pjesë e vaktit ditor, niveli ditor i qumështit ishte rritur për 2 litra dhe pas një muaji me këtë ushqim, niveli i vitaminave a në qumësht ishte rritur nga 300 I.E 800 I. E në krahasim me ato që nuk ishin ushqyer me atë.
Marrë në përgjithësi, duhet ditur se në masën e gjetheve halore mund dhe duhet të zëvendësojë deri në 30% të pjesës së rëndë (kashtë, sanë) në ushqimin e ripërtypësve nga fillimi i nëntorit deri në fillim të marsit. Përveç masës së gjetheve jeshile, nga masa e gjetheve halore përgatitet dhe çaj në mënyrën si vijon: 1 kg masë e fletëve halore e grimcuar imët, e shtypur apo e bluar përzihet me 10 litra ujë të nxehtë prej 70-80 Cº dhe lihet të qëndrojë për 6-12 orë.
Pastaj kullohet dhe mund t’i jepet bagëtisë si ushqim energjetik në sasi prej dy litra për derrat dhe 5 l për bagëtitë. Sa i përket dobive të këtij çaji, është vërtetuar me eksperimente përdorimi i 5-7 litra çaj për lopë dhe 0.5 gram masë fletësh halore të freskët për kg të peshës së gjallë në ditë te lopët që janë të shëndetshme në mënyrë klinike, epshi seksual arrihet brenda 15 ditëve. Dhe te derrat, duke përdorur 2-3 litra në ditë, ky çaj ose mielli i gjetheve halore rezulton me: rritjen e epshit seksual për një kohë të shkurtër, rritjen e shpejtë dhe e zmadhuar e mishit me një shije të veçantë.
Tek delet dhe ripërtypësit e tjerë të vegjël, përdorimi i masës së freskët të fletëve halore, miell i gjetheve halore ose çaj gjatë nëntorit deri në shkurt dhe mbron nga sëmundjet e mushkërive dhe sëmundjet e zorrëve nga disa parazitë. Për bagëtinë e imët, gjithashtu është një ndihmë si masë e freskët, e bluar në miell në përbërjen e ushqimit ose si çaj, sepse mbron nga sëmundje të caktuara dhe parazitë, stimulon bartje më të hershme në pranverë dhe rrit bartjen e vezëve.