Reklame:

Fermeret braktisin tokat/ Prodhimet hidhen, ish-emigrantet: Do kthehemi nga erdhem!

Fermerët braktisin tokën, sepse mungojnë politikat mbështetëse nga shteti. Ndërsa skemat e subvencionit janë pothuajse të paarritshme për fermerin tonë.

” Fermeri :Unë jam Kastriot Hoxha, jam kthyer në 2014. Kam investuar të gjitha të ardhurat e mia këtu, por jam zhgënjyer totalisht. Shteti nuk na ka ndihmuar fare me asnjë subvencion, ne e blejmë plasmasin me TVSH, thotë që ka ulur cmimin e imputeve bujqësore ne nuk e kemi ndjerë fare, naftën e blejmë me 180 Lekë.

Korentin e paguajmë me 146-147 Lekë si biznes, por çfarë biznesi jam unë?! Kemi edhe tarifën e TVSH-s brenda sikur shohim televizor tek sera, unë e paguaj njëherë atë për në shtëpi.

Gazetarja: Ke aplikuar ndonjëherë për subvencion? Fermeri: Kam aplikuar tek AZHBR-ja, por thonë që ta përfitosh subvencionin duhet që serat të jenë 2 metra e 80 centimetra. Si 99% e fermerëve i kam serat diellore.” Fermerët ankohen për mungesë tregu për pasojë prodhimet e tyre bujqësore përfundojnë në tokë ose në lum që shërbejnë si ushqim falas për peshqit.

” Fermeri: Ky prodhim do të përfundojë i gjithi në tokë sepse duhej të ishte shitur një muaj më parë, në atë kohë nuk kishte kërkesë ose e kërkonin me çmim shumë të ulët nënkosto.

Gazetarja: Në janar bëhet mbjellja e fidanëve të rinj, pasi këto fidanë e kanë përfunduar sezonin e tyre.Çfarë do të bësh?

Fermeri: Po nuk pata mbështetje nga shteti do të iki atje ku qesh. Do i braktis serat. “ (Top -Channel)