Reklame:

Kultivimi i lakres Kineze

Lakra kineze tek ne kultivohet në sipërfaqe të vogla, por megjithatë shkenca e konsideron këtë bimë si me shumë perspektivë, më tepër për shkak të periudhës së shkurtër të vegjetimit dhe të prodhimtarisë relativisht të lartë.
Lakra kineze bëhet gati për mbledhje 70 ditë pas mbjelljes, me peshë të një kokrre 1,5-2 kg dhe konsiderohet si një prej bimëve që rriten më shpejt nga familja e kulturave të lakrës

I duron me lehtësi temperaturat e ulëta
Si rregull praktikohet kultivim ku mbledhja planifikohet para shfaqjes së ngricave të forta. Kokrrat e lakrës të cilat nuk janë pjekur i durojnë lehtë temperaturat e ulëta, madje deri në -10 gradë, kurse kokrrat e pjekura të lakrës durojnë vetëm disa gradë nën pikën e ngrirjes.

Edhe pse më shpesh praktikohet kultivim vjeshtor i lakrës kineze, me zhvillimin e hibrideve të reja të cilat nuk janë të ndjeshme ndaj gjatësisë së ditës mundësohet kultivim edhe gjatë periudhave të pranverës dhe verës.

Lakra kineze bëhet gati për mbledhje 70 ditë pas mbjelljes, me peshë të një kokrre 1,5-2 kg dhe konsiderohet si një prej bimëve që rriten më shpejt nga familja e kulturave të lakrës. Për sipërfaqe prej 1 ha nevojiten 50.000 – 70.000 bimë, kurse largësia optimale për mbjellje është 40-50 x 30-40 cm. Të ardhurat optimale janë 25-30 ton.

Prodhimi i fidanëve
Rekomandohet që mbjellja të kryhet në kontejnerë plastikë ose prej stiropori sepse lakra kineze ka rrënjë të brishta në fazat fillestare të rritjes dhe zhvillimit. Me këtë mënyrë të prodhimit të fidanëve prodhuesi ka mbikëqyrje më të madhe, mundësi për ujitje dhe mbrojtje të mirë të kulturës. Në fazën e mugullimit dhe mbirjes temperatura optimale duhet të jetë 18-22 gradë, kurse më vonë për rritje dhe zhvillim normal, lakrës kineze i nevojitet një temperaturë pak më e ulët e cila duhet të jetë 15-18 gradë.

Toka
Në fazën e rritjes dhe zhvillimit intensiv lakra kineze është e ndjeshme ndaj mungesës së lagështisë në toke, sepse rritja e shpejtë e kokrrës së lakrës kërkon shumë ujë. Si edhe kulturat e tjera të familjes së lakrave, ashtu edhe lakra kineze më mirë rritet dhe zhvillohet në toka me peshë mesatare, humus, të strukturuara me përqindje të lartë të PVK-së. Vlera optimale e pH-së së truallit është 6,5-7,5. Parakulturat më të mira të lakrës kineze, por në përgjithësi edhe të të gjitha kulturave të lakrës, janë drithërat, pastaj patatja, sallata dhe perimet me rrënjë.

Plehërimi i lakrës kineze
Për prodhim prej 500 kg/m3 nevojitet plehërim me azot (N) në sasi prej 2,4 kg/100m2, P205 0,6 kg/100m2; K2O 2,4 kg/100m2; MgO 0,4 kg/100m2; CaO 1,15 kg/100m2;. Sasia e këtyre materieve ushqyese zvogëlohet për 30-50 nëse kryejmë ushqim të bimëve me sistemin pikë për pikë me plehra minerale të tretshme në ujë.

Mbrojtja e lakrës kineze
Lakra kineze është shume e ndjeshme ndaj kërpudhës Alternaria brassicae e cila shkakton njollën e zezë. Infeksioni dallohet me njollat e errëta pothuajse rrethore në të cilat dallohen rrathë. Temperaturat e lartë të shoqëruara me lagështi relativisht të lartë të ajrit e stimulojnë zhvillimin e kësaj kërpudhe.

 

Problemi më i madh në prodhimin e lakrës kineze janë insektet e dëmshme, midis të cilave brumbulli i gjelbër (Phyllotreta nemorum) dhe vemjet e dëmshme (mola e lakrës, krimbi i gjethes).
Këta dëmtues zhvillohen më shpesh gjatë periudhave të ngrohta me diell dhe shpesh shfaqen dhe shkaktojnë dëme kur lakra kineze është në fillim të formimit të kokrrës.