Festival i Zogjve do të zhvillohet për të katërtën herë në Shqipëri. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Fondi i vënë në dispozicion të organizimit të aktivitetit është 1.5 milionë lekë. Festivali, siç ka ndodhur në vitet e kaluara, organizon “ekspozitë” zogjsh, të cilët janë të klasifikuar në qindra raca të ndryshme.
Fondi do të shkojë për transportin, duke nisur që nga ai i kafazeve e deri tek ai i njerëzve, të ftuarve apo nxënësve, për ambientet me qira, të përllogaritura për ekspozimin e rreth 1 mijë e 200 zogjve, parkimin, stendat, etj.
Më poshtë, fotot e medaljeve fituese për 3 çmimet e para, sipas Federatës së Ornitologëve Shqiptarë. Për të gjithë aplikantët e interesuar, tenderi do të qëndrojë i hapur në APP deri më 14 nëntor, ora 10:00