Reklame:

Hungaria po nderton qytetin karbon-neutral 1 miliard dollaresh prej themeli

Hungaria po planifikon që të ndërtojë një qytet tërësisht karbon-neutral nga themeli në veri-perëndim të vendit, raporton Bloomberg. Kompania gjermane e investimeve Fakt, investoi 1.1 miliardë dollarë në projektin me 1.27 km² të hortikulturës dhe infrastrukturës, që mund të krijojë 5.000 vende të përhershme të punës. 

I gjithë qyteti do të furnizohet me energji diellore dhe bio gaz. Ideja e projektit është të sigurojë bazat për konvertimin e rajoneve të tjera nga përdorimi i qymyrit për të pastruar energjinë. 

Bloomberg e përshkruan një pamje të gjallë të qytetit, duke raportuar se gjithashtu do të përfshijë objekte të gjera të serrave për të lehtësuar dhe rritur furnizimin me fruta dhe perime për shtetet evropiane, si dhe 1000 apartamente, një çerdhe, shkollë fillore dhe godina arsimore. 

“Ne shpresojmë që ajo të bëhet një nga monumentet më të mira në Evropë,” theksoi ministri hungarez i bujqësisë Istvan Nagy për transmetuesin gjerman Deutsche Welle. “Ky investim është projekti më i madh dhe më i ploti bujqësor, ushqimor dhe industrial i dekadave të fundit dhe është unik në Evropën Qendrore”. 

Sektori i hortikulturës dhe serrave pritet të rritet gjatë dy viteve të ardhshme. Në fakt është sektori bujqësor më i shpejtë i BE-së sipas Deutsche Welle.