Reklame:

Njoftim i OSHEE dhe OST – Lushnja neser pa energji elektrike, ja oraret e stakimit!

Oshee Lushnje ka kryer nje njoftim urgjent per te gjithe abonentet ku behet e ditur se diten e neserme nga ora 09:00 deri ne oren 15:00 do te kete mungese te energjise elektrike.

Neser ne date 6.11.2019, perfundojne punimet e rehabilitimit te anes 110 kV te N/stacionit Plasmas.
Si pasoje e punimeve do te stakohet:
– linja e tensionit te larte 110kV Fier– Plasmas,
– linja e tensionit te larte 110kV Plasmas– Kavaje, si dhe stakim dhe tokezim te Zbarrave 110kV ne N/stacionin Plasmas.

Neser ne daten 06/11/2019 nga ora 09:00’ deri ne oren 15:00’ N/stacionet Plasmas, Hysgjokaj, Lushnje do te jene pa energji.

Ndersa dy here nga 5 minuta ne oraret: 09:00’-09:05’ dhe ne oren 15:00’-15:05’ do te stakohen N/Stacionet Ardenice, Bicukas, Karavasta dhe Mertish te cilet do te furnizohen nga skemat unazore.

Rehabilitimi qe kryhet nga ana e OST eshte i pari qe nga koha kur eshte ndertuar ky nenstacion. Ky investim garanton siguri furnizimi dhe fuqizim sipas parametrave bashkekohore.
Njoftohen te gjithe abonentet, bizneset dhe institucionet e Qytetit te Lushnjes si dhe zonat perreth qe te marrin masat e nevojshme gjate oreve qe do te kete mungese te energjise elektrike!

Njoftim ⚡urgjent⚡ nga OST per abonentet e Lushnjes!Neser ne date 6.11.2019, perfundojne punimet e rehabilitimit te…

Gepostet von OSHEE Lushnje am Dienstag, 5. November 2019