Reklame:

11 mije shkencetare publikojne deklaraten: ‘’Planeti yne eshte perballe nje emergjence klimatike

Deklarata është shkruar në një punim të botuar në revistën ‘BioScience’. I autorizuar nga një numër shkencëtarësh nga e gjithë bota, ajo pikturon një pamje të qartë se si planeti ynë po degradon.

“Kriza e klimës”, sipas autorëve, “ka mbërritur dhe po përshpejtohet më shpejt nga sa pritnin shumica e shkencëtarëve.” Ajo përshkruhet si “më e rëndë sesa pritej, duke kërcënuar ekosistemet natyrore dhe fatin e njerëzimit”.

Botuar të martën, punimi vjen 40 vjet pas Konferencës së Parë Botërore të Klimës, e cila u mbajt në Gjenevë në 1979. Informohet me dekada të tëra analiza që lidhen me të dhëna të tilla si konsumi i energjisë, prodhimi i mishit për frymë, popullsia njerëzore dhe konsumi i karburanteve fosile.

“Përkundër 40 viteve të negociatave të mëdha globale, ne kemi vazhduar të zhvillojmë biznes si zakonisht dhe nuk kemi arritur ta adresojmë këtë krizë,” thaWËilliam J. Ripple i Universitetit Shtetëror Oregon, një autor dhe bashkëdrejtues i gazetës, në një deklaratë.

Autorët e raportit nxjerrin në pah gjashtë fusha ku kërkohet veprim urgjent: energjia, ndotësit me jetë të shkurtër, natyra, ushqimi, ekonomia dhe popullsia.

Ata argumentojnë se lëndët djegëse fosile duhet të zëvendësohen nga ato të rinovueshme dhe “burime të tjera më të pastra të energjisë nëse janë të sigurta për njerëzit dhe mjedisin.” Kur bëhet fjalë për ushqimin, duhet tw vihet nw pwrdorim dieta me bazë bimore e kombinuar me uljen e konsumit të produkteve me bazë kafshësh , ndërsa ata gjithashtu bëjnë thirrje për mbrojtjen dhe restaurimin e ekosistemeve të planetit.

Gazeta do të jetë shqetësuese për shumë njerëz, por ofron shpresë për të ardhmen. “Ne jemi të inkurajuar nga një shqetësim i kohëve të fundit,” shkruajnë autorët.