Reklame:

Arsimi eshte e ardhmja e popullit dhe shtylla e çdo kombi!

Të gjithë e dim dhe e pranojmë se kombi ynë ka ngecur pak mbrapa dhe nuk është zhvilluar për të arritur atje ku duhet të ishte sot. E kaluara e hidhur ka ndikuar më shumë se çdo gjë tjetër në mos zhvillimin e vendit, robëria shekullore ka pasur dhe vazhdon të ketë akoma pasoja të rënda për shoqërinë tonë.

Kohë pas kohe fillon të zhvillohet arsimi dhe përkushtimi për shkollim por kushtet në vendin tonë nuk janë të kompletuara dhe ka shumë mangësi të cilët pengojnë zhvillimin e arsimit qoftë në shkollat fillore, në ato të mesme si dhe universitetet.

Fajtor jemi të gjithë për këtë gjendje të krijuar, por sigurisht dikush më shumë e dikush më pak. Sidoqoftë është koha të zgjohemi nga gjumi, dhe të shohim së ku jemi dhe ku dëshirojmë të shkojmë.

Per te deshmuar se sa i rendesishem eshte arsimimi per nje popull po ju sjellim nje mesazh kuptimplote nga Afrika e Jugut.

Ne hyrje te nje universiteti ne Afrike te Jugut ishte publikuar mesazhi i meposhtem:

“Per te shkaterruar nje vend nuk ka nevoje te perdoresh predha apo bomba atomike, ajo qe duhet bere eshte thjesht te ulesh cilesise e arsimit, te lejosh nxenesit te kopjojne ne provime”.
Pastaj do te shohesh:
• Paciente qe vdesin ne duart e atyre mjekeve
• Ndertesa qe shkermoqen ne duart e atyre inxhiniereve
• Pasuri qe humbet ne duart e atyre ekonomisteve e financiereve
• Njerzillek qe vdes ne duart e dijetareve te fese
• Drejtesi qe humbet ne duart e gjykatesve.

“Shkaterrimi i arsimit çon ne shkaterrimin e popujve!”