Reklame:

Greenpeace: Djegia masive e pyjeve eshte prova se vaji i palmes “eshte nje mashtrim”

Tryeza e rrumbullakët për Vajin e Qëndrueshëm të Palmës (RSPO) kishte si çështje kryesore pretendimet e Greenpeace, se pikërisht ky lloj vaji i certifikuar nga RSPO, “është një mashtrim”.

RSPO certifikon vajin e qëndrueshëm të palmës, duke kontrolluar që kultivuesit dhe ata që merren me furnizimin e këtij produkti të respektojnë standardet e mjedisit dhe punës.

Por këtë javë Greenpeace ka publikuar raportin e tij Burning Down the House, duke zbuluar se anëtarët e RSPO kishin qenë në qendër të një serie zjarresh pyjore indoneziane këtë vit, ku një zonë me madhësinë e Porto Rikos u dogj krejtësisht për ti hapur rrugën prodhimit të vajit të palmës.

Sipas Greenpeace kompanitë që furnizojnë vaj palme për kompani prestigjioze si Unilever, Mondelēz, Nestlé dhe P&G kontrolluan disa nga këto zona. Ndërkohë, shumica e supermarketeve në Mbretërinë e Bashkuar mbështeten në garancitë e RSPO, për të siguruar që ata përdorin vetëm vaj të qëndrueshëm palme në produktet e tyre.

“Markat e mëdha dhe tregtarët kanë krijuar një fasadë të qëndrueshmërisë,” tha Annisa Rahmawati, përgjegjëse për fushatën e pyjeve të Greenpeace Indonezia. “Por realiteti është se ata burojnë nga shkelësit më të këqij në bord. Kompanitë përgjegjëse duhet të mbajnë përgjegjësi. ”

Për çfarë përdoret vaji palmës?

Vaji i palmës është një artikull mjaft i përhapur në raftet e supermarketeve. Shpesh gjendet në bukë, margarinë, biskota, çokollata, akullore, si dhe produkte shtëpiake si sapunë, pastrues, shampo dhe buzëkuq. Përdoret shpesh pasi mbetet i ngurtë në temperaturën e dhomës, duke e bërë më të lehtë punën me vajrat e tjerë, ndërkohë u jep ushqimeve një strukturë kremoze dhe e mban bukën të butë.

Është një nga mjetet më efikase për vajrat me burim vegjetal. Nëse do të zëvendësonit vajin e palmës me një alternative tjetër si vajin e rrepës ose vajin e sojës, do të nevojitej një hapësirë ​​nëntë herë më të madhe për të përmbushur nevojat aktuale të botës, sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Pse ky kundërshtim ndaj vajit të palmës?

Kërkesa në rritje për të vendosur vaj palme në një mori sendesh ushqimore të përditshme ka çuar në shkatërrimin masiv të pyjeve për të hapur kështu rrugë për plantacionet. Në shumë raste, kjo ka çuar në humbje të pakthyeshme të specieve të botës së egër dhe zhvendosje të akoma dhe më shumë prej tyre.

Kafshët e rrezikuara të tilla si tigrat, elefantët, majmunët dhe rinoqerontët janë prekur të gjithë nga prodhimi i vajit të palmës. (Euronews)