Ne kuader te zbatimit te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, te financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi – INCA, dy organizatat partnere Horizont EU dhe MEN kane organizuar takime konsultuese dhe lobuese me drejtuesit e dy institucioneve te rendesishme ne bashkine Divjake, Zyren Arsimore dhe Keshillin Bashkiak.
Fadil Malko ne emer te MEN dhe Shkelqim Bylykbashi ne emer te Horizont EU kane parashtruar konkretisht cfare duan te realizojne ne kete faze te dyte te zbatimit te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin”.
Llazar Staso Drejtor i Zyres Arsimore Divjake dhe Ana Nako Kryetare e Keshillit Bashkiak kane treguar interes dhe kane shprehur gjithe perkrahjen e tyre per te sigururar nje informim sa me te plote te strukturave vendore por ne veçanti perfshirjen e KB ne marrjen e njohurive te mjaftueshme mbi planin e Menaxhimit te PKDK si dhe perfshirjen e tyre ne procesin e rishikimit te ketij plani gjykuar edhe mbi zhvillimet qe ka patur ne zone si dhe perfitimet qe burojne nga nje pasuri publike pjese e menaxhimit te te cilit eshte edhe Bashkia Divjake.
Nga takimi u vendos qe ne mbledhjen e radhes te muajit nentor te informohen keshilltaret mbi ecurine e projektit dhe çfare synon te arrihet nepermjet tij. Ndersa ne mbledhjen e muajit dhjetor keshilltaret bashkiake Divjake do te japin propozimet e tyre per gjithe problematikat e ngritura si dhe nje diskutim te kerkuar mbi rishikimin e kufijve te PKDK, pare nga nevojat dhe zhvillimet qe ka komuniteti i zones.
Rendesia ne rritje e Parqeve Natyrore dhe ne vecanti ndaj PKDK ka bere qe interesi dhe perkushtimi i te gjithe aktoreve te jete ne maksimum. Pikerisht kjo fryme dhe interesi publik i shtuar Brenda e jashte vendit ka detyruar qeverine te marin nje sere angazhimesh mbi konsolidimin e menyres se Menaxhimit te ketij Parku.
Keshtu duke filluar qe nga Hartimi i Planit te Menaxhimit, menyra e funksionimit te operatoreve turistike te zones, konsultimi me komunitetin dhe aktoret lokale deri tek rishikimi i kufijve si nje menyre per te siguruar partneritetin e domozdoshem ne ruajtjen, zhvillimin dhe perfitimin maksimal qe mund te sigurohet nga zhvillimi i nje ekoturizmi te qendrueshem, por gjithnje duke respektuar mjedisin.
Pergatiti: Sh. Bylykbashi