Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve, ishte 1.3% në muajin tetor, duke qenë shumë poshtë objektivit të shënjestruar prej 3% të bankës së Shqipërisë, në një tregues të konsumit të ulët në vend. Vetëm çmimet e ushtimeve e pijeve kanë shënuar një rritje të lehtë prej 1.1%, ndërsa ndryshimet e grupeve të tjera ishin minimale.
Sipas INSTAT, Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2019 është 1,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2019, krahasuar me Shtator 2019, është – 0,2 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,14 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,05 pikë secili. Çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,13 pikë përqindje.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Tetor 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,4 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Argëtim e kulturë” me 1,2 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 %, “Shërbimi arsimor” me 0,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Kominikimi” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,0 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,1 % secili. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 9,7 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 5,7 %, “peshk” me 3,5 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,2 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 2,1 %, etj.
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shtator 2019, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,7 %, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.5 %, “Argëtim dhe kulturë” me -0,3 %, “Shëndeti” me -0,1 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rriten me 0,4 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji“ dhe ”Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.