Reklame:

Sot per Mjedisin: Lufta kunder ndotjes plastike ne Shqiperi

#SotPerMjedisin #TodayforEnvironment

Mbetjet plastike po mbysin oqeanet tona dhe po vrasin jetën e egër. Mikroplastikat gjenden në ajër, në ujin e pijshëm dhe në ushqimin tonë. A jeni gati të ndryshoni zakonet tuaja dhe t'i thoni JO plastikës një përdorimshe? Ndiqni dhe bashkohuni me fushatën tonë #sotpermjedisin! #EU4Albania #luftombetjetplastike——–Plastic waste is choking our oceans and killing wildlife. Microplastics are found in the air, in our drinking water and in our food. Are you ready to change your habits and say NO to single-use plastic? Follow and join our #todayforenvironment campaign! #EU4Albania #beatplasticpollutionEU Neighbourhood & EnlargementEuropean External Action Service – EEASEuropean CommissionEU EnvironmentEU Maritime & Fish

Gepostet von European Union in Albania am Donnerstag, 7. November 2019

Si pjesë e fushatës ”Sot për Mjedisin”, Delegacioni i BE-së prezantoi videon e parë të fushatës duke theksuar efektet negative të plastikës në mjedis dhe shëndet.

Ne aktivitetet e ardhshme delegacioni i BE-së do të nxjerrë gjashtë infografikë dhe një video të dytë që trajton çështjen e veprimeve individuale që kontribuojnë për reduktimin e mbetjeve plastike dhe mbeturinave. Kjo do të pasohet nga një sfidë e medieve sociale që do të paraqesë individë dhe institucione që po e reduktojnë përdorimin e plastikës dhe po veprojnë për një mjedis më të pastër.

Përgjatë nëntorit dhe dhjetorit 2019, do të zhvillohen debate në Tiranë, Vlorë dhe Divjake, duke trajtuar ndikimin e ndotjes plastike, mbrojtjen e mjedisit detar dhe ndryshimin klimatik. Fushata do të përfshijë një panair mjedisor në Shtëpinë e Evropës, në Tiranë, më 12 dhjetor, ku qytetarët mund të mësojnë për punën e organizatave shqiptare të mjedisit, si dhe për projektet e BE-së dhe Shteteve Anëtare që mbrojnë mjedisin.

Gjithashtu, në Shtëpinë e Evropës do të organizohen dy shfaqje filmash në lidhje me çështjet e mjedisit. Në të gjithë vendin, disa aktivitete në terren në shkolla do të rrisin ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Mbetjet plastike po mbysin oqeanet tona dhe po vrasin jetën e egër. Mikroplastikat gjenden në ajër, në ujin e pijshëm dhe në ushqimin tonë. A jeni gati të ndryshoni zakonet tuaja dhe t’i thoni JO plastikës një përdorimshe? Ndiqni dhe bashkohuni me fushatën tonë